Ambasadori i BE-së: Politikanët shqiptarë duhet ta shtyjnë vendin para
shqiperia
Ambasadori i BE-së: Politikanët shqiptarë duhet ta shtyjnë vendin para

Ambasadori i BE-së: Politikanët shqiptarë duhet ta shtyjnë vendin para

Tiranë, 4 dhjetor - "Procesi i integrimit në BE është një detyrë e brezave”, kështu u shpreh ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca në një intervistë për Albanian Daily News.

Sipas tij është e rëndësishme që pavarësisht klimës politike shpesh të tensionuar, politikanët shqiptarë të jenë në gjendje të tregojnë se janë të aftë për vullnetin politik dhe dialogun e pjekur që kërkohet për ta shtyrë vendin përpara.

“Kjo ndodhi në kohën e liberalizimit të vizave dhe sërish me miratimin e reformës në drejtësi. Tani është koha që kjo të ndodhë përsëri, për të mirën e përgjithshme të popullit shqiptar", thotë ai.

© ZHURNAL 04.12.2018, 15:07 | Xh.I. | 289 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."