Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur 9 aktakuza për rastet e dhunës në familje
kosova
Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur 9 aktakuza për rastet e dhunës në familje

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur 9 aktakuza për rastet e dhunës në familje

Prishtinë, 4 dhjetor - Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë muajit nëntor ka pranuar trembëdhjetë raste të cilësuara si dhunë në familje, me ç’rast si rezultat i trajtimit me prioritet të këtyre rasteve, gjatë muajit nëntor 2018, kjo prokurori i ka ngritur nëntë aktakuza për rastet e dhunës në familje.

Prokuroria me rastin e ngritjes se këtyre aktakuzave, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, që të pandehurit të shpallen fajtor për veprat penale, të cilat u vihen në barrë dhe të njëjtit të dënohen sipas ligjit.

Në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës është i angazhuar një prokuror i cili merret ekskluzivisht me rastet e dhunës në familje dhe këto raste në këtë prokurori trajtohen me prioritet.

© ZHURNAL 04.12.2018, 15:13 | Xh.I. | 371 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."