Situata në zonën e Astirit, Lame bën përgjegjëse PD-në për shkatërrimet që po bën PS
shqiperia
Situata në zonën e Astirit, Lame bën përgjegjëse PD-në për shkatërrimet që po bën PS

Situata në zonën e Astirit, Lame bën përgjegjëse PD-në për shkatërrimet që po bën PS

Tiranë, 4 dhjetor - Kreu i Agjencisë së Pronave (ALUIZNI) Artan Lame ka folur këtë të martë në komisionin e veprimtarisë prodhuese në parlament mbi situatën aktuale në periferi të Tiranës dhe projektin e shumëdebatuar të Unazës së Madhe.

Drejtori i ALUIZNI-t ka bërë përgjegjës për ndërtimet e shumta në gjurmën e Unazës së Madhe Partinë Demokratike, duke thënë se gjatë kohës kur ajo po linte pushtetin në vitin 2013 legalizoi 49 objekte në shkelje të ligjit.

“Legalizimi i Unazës nga pikëpamja formale  dhe legalizimet e bëra në kohe janë të rregullta. Nga pikëpamja morale janë 49 legalizime të bëra në korrik- shtator 2013, pra që kishin lënë vulën, pa u formuar qeveria e re.

Edhe brenda saj duke e ditur shumë mirë që Unaza do zgjerohej nuk e kishin publikuar këtë projekt të gjerë dhe ky moslajmërim i njerëzve bëri që të krijohej shtegu i ndërtimit por dhe me atë shtrat të Unazës që parashikon”, u shpreh ai.

Lame ndodhej në komision për të prezantuar ligjet e qeverisë për pronat, konkretisht projekt-ligjin për Kadastrën dhe Kalimin e Pronësisë.

 “Të mbyllet një herë e mirë kapitulli i pronës. Procesi 24 vjeçar i regjistrimit të pronës ka qenë difektoz, është zvarritur për vite. Gjendemi me 4.4 milion pasuri nga të cilat, 2.5 milionë rezultojnë me probleme”, tha Lame./Express

© ZHURNAL 04.12.2018, 13:03 | Xh.I. | 605 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."