Prishja e banesave në Laprakë, familja ngujohet në shtëpinë dykatëshe
shqiperia
Prishja e banesave në Laprakë, familja ngujohet në shtëpinë dykatëshe

Prishja e banesave në Laprakë, familja ngujohet në shtëpinë dykatëshe

Tiranë, 4 dhjetor - Shembja e objekteve që preken nga ndërtimi I Unazës së Re është shoqëruar me tension mes policisë dhe banorëve.

Teksa IKMT ka zbritur në zonën e Laprakës këtë të martë për prishjen e një banese dykatëshe që preket nga ndërtimi I Unazës së Madhe, familja e prekur nga prishja e objektit është ngujuar brenda në banesë.

Sipas të zotëve të shtëpisë, ata nuk janë njoftuar nga IKMT për prishjen e ndërtesës.

Në mbështetje të familjes, kanë shkuar edhe banorë të shumtë nga radhët e Unazës së Re si dhe deputetë të opozitës.

© ZHURNAL 04.12.2018, 13:02 | Xh.I. | 702 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."