Dita Starova Qerimi, femra shqiptare që shënon 70 vjetorin e Galerisë kombëtare të Maqedonisë
kulture
Dita Starova Qerimi, femra shqiptare që shënon 70 vjetorin e Galerisë kombëtare të Maqedonisë

Dita Starova Qerimi, femra shqiptare që shënon 70 vjetorin e Galerisë kombëtare të Maqedonisë

Shkup, 4 dhjetor - Më 5 dhjetor 2018, Galeria Kombëtare e Maqedonisë shënon 70 vjetorin e themelimit te saj. Dita Straova Qerimi ështe drejrtoresha shqiptare  e cila është në këtë detyrë që nga viti 2015. Ajo është një kuadër profesionist me një përvojë të madhe pune dhe ka mbaruar me sukses doktoraturën e artit.

Në kuadër të Galerisë Kombëtare të Maqedonisë bëjnë pjesë objektet të trashëgimisë  kulturore historike “ Hamami Daut Pasha”, “ Çifte Hamami” dhe “ Stacioni i Vogël” të gjitha këto udhëheqen nga një femër shqiptare e cila me përkushtim të madh po realizon projekte madhështore kushtuar Artit dhe kulturës shqiptare. Ndër projektet e realizuara kombëtare janë: Mbishkrimet në gjuhën shqipe, nënshkrim memorandum me Galerinë Kombëtare të Kosovës,  realizimin e ekspozitave të artsitëve të mëdhenj shqiptarë: Ibrahim Kodra, Adem Kastrati, Ekspozita “ Unë Jam Shqiptar”, ekspozitë kushtuar dëshmorëve dhe personaliteteve historike shqiptare etj. Drejtoresha Dita Starova Qerimi u shpreh githashtu se Galerija Kombetare e Maqedonisë ka bashkëpunim të madh me Ambasadën e SHBA-sӓ, Ambasadën e Shqipërisë dhe Hollandës. Gjithashtu edhe Ministria e Kulturës në Republikën e Maqedonisë ka rolin e saj të madh që vazhdimisht mbështet dhe përkrah punën tone të palodhshme, u shpreh Starova-Qerimi.

Vlen të theksohet një nga punët më të rëndësishme të Femrës shqiptare Dita Starova Qerimi gjatë udhëheqjes së këtij institucioni të rëndësishëm kulturor në Maqedoni se numri i të punësuarve shqiptarë është rritur dukshëm dhe ghithashtu angazhimi i saj edne vazhdon për të punësuar  sa më shumë shqiptarë profesionist në këtë institucion.

© ZHURNAL 04.12.2018, 12:39 | D.J. | 3,684 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
ZHURNAL MËSON Gjykatësja e vendimit për BFI-në përfundon në spital!
LAJMI I FUNDIT Policia largon me dhunë kryetarin e vetshpallur nga BFI-ja
Milloshoski: Funksionar i lartë në Kuvend kërkon ndryshime në BFI, Grubi: Kryetarin e BFI-së nuk e vendos gjykata!
Kujt ia drejtoi Shekerinska "ofendimin" ? "Paramendoni me kë u deshtë të ulemi të bisedojmë, ndërsa nuk dëshironim as t’i shihnim"!
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive Dokumenti në të cilin thirren puçistët është “i falsifikuar”, BFI akuzon Muhamed Zeqirin për skenar
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!