Ushtria shqiptare feston 106-vjetorin
shqiperia
Ushtria shqiptare feston 106-vjetorin

Ushtria shqiptare feston 106-vjetorin

Tiranë, 4 dhjetor - Kjo e martë 4 dhjetori shënon 106-vjetorin e themelimit të ushtrisë shqiptare, njohur zyrtarisht si Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Kjo e martë 4 dhjetori shënon 106-vjetorin e themelimit të ushtrisë shqiptare, njohur zyrtarisht si Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Në kuadër të këtij përvjetori, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përcjellë përmes rrjeteve sociale konsideratat më të larta dhe urimet më të ngrohta për burrat e gratë nën uniformë, që kanë kontribuuar dhe vazhdojnë të shërbejnë me përkushtim e sakrifica shembullore për mbrojtjen e vendit dhe sigurinë kombëtare.

“Vlerësim maksimal për kontributet e spikatura gjatë operacioneve humanitare, por edhe paqeruajtëse! Urime të veçanta dhe të përzemërta ju përcjell 210 ushtarakëve, të cilët, aktualisht nën flamurin e NATO-s, kontribuojnë për lirinë, paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Afganistan, detin Egje, Letoni, Mali, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë. Zoti i bekoftë ushtarakët shqiptarë! Lavdi të përjetshme dëshmorëve, të cilët dhanë jetën për Atdheun!”, shkruan më tej presidenti Meta.

Ndërkohë, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka publikuar një foto ekskluzive të 4 ushtarakëve shqiptarë në ditët e para të krijimit të ushtrisë kombëtare, më 4 dhjetor të vitit 1912, vetëm pak ditë pasi ishte shpallur Pavarësia e vendit.

“Dua të uroj të gjithë burrat dhe gratë që kanë shërbyer në uniformë gjatë 106 viteve të historisë së Forcave të Armatosura. Faleminderit për kontributin!”, shkruan më tej ministrja Xhaçka.

© ZHURNAL 04.12.2018, 11:04 | Xh.I. | 694 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."