Banka Popullore e Maqedonisë nënshkruan memorandum për bashkëpunim me BQE-në
ekonomi
Banka Popullore e Maqedonisë nënshkruan memorandum për bashkëpunim me BQE-në

Banka Popullore e Maqedonisë nënshkruan memorandum për bashkëpunim me BQE-në

Shkup, 4 dhjetor - Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë (BPRM) dhe Banka Qendrore Evropiane (BQE) kanë nënshkruar memorandum për bashkëpunim në sferën e mbikëqyrjes.

Përmes një komunikate nga BPRM thonë se në pajtim me rregullat, bashkëpunimi mes dy institucioneve do të drejtohet drejt sigurimit efektiv të këmbimit të informacioneve mbikëqyrëse, 

 

“Nënshkrimi i këtij memorandumi është konfirmim i vendosmërisë së BPRM-së në mbajtjen e stabilitetit dhe sigurisë të sistemit bankar. Siç është theksuar edhe në dokument, bashkëpunimi është me rëndësi të madhe për përparimin e mëtejshëm, stabilitetit dhe efikasitetit të bankave”, thuhet në njoftim.

Ata më tej shtojnë se memorandumi për bashkëpunim në sferën e mbikëqyrjes është një nga treguesit për thellimin e komunikimit mes BPRM-së dhe BQE-së, i cili sipas tyre, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

© ZHURNAL 04.12.2018, 10:36 | D.J. | 660 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."