Ngricat po vijnë në Kosovë
kosova
Ngricat po vijnë në Kosovë

Ngricat po vijnë në Kosovë

Prishtinë, 23 janar - Pas fundjavës me mot të ndryshueshëm, me borë dhe shi, gjatë kësaj jave mbi rajonin tonë do të shtrihen fusha të presionit të lartë dhe masa të ftohta ajrore polare, që do të kushtëzojnë mot më të ftohtë, me ngrica e gradualisht edhe kthjellime.

Ndërkohë, sot një sistem frontal do të kaloj nga rajoni që vende-vende mund të sjellë reshje të dobëta bore

Mot më i ftohtë, me vranësira dhe intervale me diell, pasdite dhe në mbrëmje vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore.

Temperaturat e ajrit përkohësisht do të zbresin nën mesatare për këtë periudhë kohore, me minimale nga -7C deri në -4C, e maksimale nga +1C deri +3C, e ditën e premte pritet të rriten deri në 6C.

Era do të fryjë lehtë nga verilindja 1-4m/s, e në pjesën e dytë të javës nga juglindja 1-3m/s.

Shtypja atmosferike do të shënojë rritje lartë mbi vlera normale.

© ZHURNAL 23.01.2018, 09:18 | Xh.I. | 1,110 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."