ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Kosova
Apostolova Prezanton Prioritetet e Presidencës Bullgare të BE-së

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalija Apostolova dhe Ambasadori i Bullgarisë në Kosovë, Nedialtço Dantçev,

natalia.jpg

Prishtinë, 23 janar - Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalija Apostolova dhe Ambasadori i Bullgarisë në Kosovë, Nedialtço Dantçev, sot do t’i prezantojnë prioritetet e Presidencës bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian para publikut në Kosovë.

Presidenca Bullgare ka filluar më 1 janar 2018 dhe do të zgjasë deri më 30 qershor 2018.

Fokusi i Presidencës do të vihet mbi perspektivën evropiane dhe lidhjen e Ballkanit Perëndimor, të ardhmen e Evropës dhe të rinjve – rritja ekonomike dhe kohezioni social, sigurinë dhe stabilitetin në një Evropë të fortë dhe të bashkuar dhe mbi ekonominë digjitale dhe aftësitë për të ardhmen.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 23.01.2018, 09:16  | Xh.I. | 645 i lexuar

 

 

 

Kongresistë nga SHBA-ja i drejtohen Zaevit: Është koha të konfirmohet vullneti i votuesve për ndërlidhjen e tyre me Perëndimin

Shkup, 15 tetor - Komisioni për partneritet demokratik i Dhomës përfaqësuese të Kongresit të SHBA-së në letrën adresuar kryeministrit Zoran Zaev shprehë inkurajim për qasje drejt ndryshimeve kushtetuese të cilat janë tëp domosdoshme për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës edhe krahas sfidave pas referendumit, mes të cilave edhe përpjekjet e hapura dhe të mbuluara ruse për ta minuar Marrëveshjen.

Letra, të cilën e pranoi kryeministri i Maqedonisë, është nënshkruar nga Piter Roskam, kryesues nga Partia republikane dhe Dejvid Prajs, zëvendës-kryesues nga Partia demokratike, ndërkaq është dërguar në emër të 20 kongresistëve, republikanë dhe demokratë.

Kongresistët nga ky Komision, mandati i të cilit është të bashkëpunojë me vendet partnere të SHBA-së për zhvillim të institucioneve efikase dhe përgjegjëse, në letrën drejtuar Zaevit dhe Qeverisë përgëzojnë për shumicën e madhe të votave "për" në referendum dhe theksojnë se Kongresi amerikan mbetet fuqishëm me qytetarët e Republikës së Maqedonisë në aspiratat e tyre për anëtarësim në NATO dhe BE.

"Demorkacia nuk është vetëm mbajtje e zgjedhjeve të lira dhe të drejta, por  ajo që ndodhë mes dy cikleve zgjedhore. Tani është koha që bota ta shohë energjinë e demokracisë në Maqedoni, përmes konfirmimit të vullnetit të votuesve për ndërlidhjen e tyre me botën perëndimore", thuhet në letër.

Kongresistët amerikanë theksojnë se kontesti për emrin me Greqinë ka qëndruar tejet gjatë në rrugën e integrimeve euroatlantike të cilat do të thonë përfitime për qytetarët e Maqedonisë dhe se është koha që kontestet e këtilla të lihen anash, përmes angazhimit për përparim përfundimtar.

Nëshkruesit e letrës theksojnë se Kongresi i SHBA-së mbetet edhe më tutje i përkushtuar në marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve dhe i inspiruar nga rruga demokratike nëpër të cilin ecin qytetarët e Republikës së Maqedonisë. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.10.2018, 12:15  | Xh.I. | 93 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.