ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Kosova
Zhbërja e Speciales në dorë të kryeministrit

Kryesia e Kuvendit ia ka dërguar Qeverisë së Kosovës iniciativën e 43 deputetëve për shfuqizimin e Speciales.

specialja-ks.jpg

Prishtinë, 23 janar - Kryesia e Kuvendit ia ka dërguar Qeverisë së Kosovës iniciativën e 43 deputetëve për shfuqizimin e Speciales.

Analistët politikë vlerësojnë se nisma për shfuqizimin e kësaj të fundit tashmë është proceduar si iniciativë ligjore

Vetë deputetët e Kuvendit të Kosovës për më shumë se dy vjet i kanë hapur rrugë Gjykatës Speciale, mirëpo muajin e kaluar 43 ligjvënës mblodhën nënshkrimet për ta zhbërë të njëjtën.

Ata kërkuan seancë të jashtëzakonshme për Specialen qysh atë ditë kur mblodhën nënshkrimet e tyre (më 22 dhjetor), mirëpo një gjë e tillë nuk u arrit meqë Kryesia dështoi dy herë (në mungesë të kuorumit) për ta mbajtur mbledhjen për të proceduar më tutje. Njëjtë ndodhi edhe më 17 janar të këtij viti. Por jo edhe dje, shkruan tutje "Zëri".

Përkundrazi, situata rrodhi krejt ndryshe gjatë takimit të së hënës. Kryesia e Kuvendit mori vendim në mbledhjen e mbajtur dje që t’ia përcjellë Qeverisë së Kosovës iniciativën e 43 deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, ani pse në natën e 22 dhjetorit tentohej që kjo nismë të procedohej para deputetëve për votim.

Në momentin kur po fillonte diskutimi mbi këtë pikë LDK-ja lëshoi mbledhjen në shenjë mospajtimi me atë që po veprohej. Ndërkohë,  njohësit e rrethanave politike konsiderojnë se me veprimet e ndërmarra dje ende nuk mund të thuhet që ka kaluar rreziku për ta zhbërë Gjykatën Speciale.

Nga ana tjetër, përderisa Qeveria nuk ka dhënë detaje se si do të veprojë me këtë nismë, deputetët që kanë nënshkruar atë një vendim të tillë të Kryesisë e cilësojnë si humbje kohe.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 23.01.2018, 08:28  | B.M. | 1,050 i lexuar

 

 

 

VMRO: Me huamarrjet e reja, qeveria varfëron qytetarët

Shkup, 16 tetor - VMRO-DPMNE ka drejtuar kritika të ashpra në drejtim të ekzekutivit për huazimet e reja që po bëhen nga Ministria e Financave.

Nga kjo parti akuzuan qeverinë e udhëhequr nga LSDM, se duke pasuruar bashkëpunëtorët e ngushtë të saj, po e zhyt vendin dhe qytetarët në borxhe të reja me marrjen e huas prej 54 milionë euro. VMRO kërkon ndaljen e menjëhershme të këtyre huazimeve që, siç vlerësuan, shpenzohen në projekte joproduktive.

“Qeveria e LDSM-së i obligon qytetarët me 54 milionë euro të reja, para që do duhet të kthehen nga qytetarët dhe gjeneratat e ardhshme. Pos kësaj, Tevdovski dhe LSDM kanë planifikuar edhe një huamarrje tjetër në javët në vijim prej rreth 37 milionë euro, që do të thotë se huamarrja neto shkon në 17 milionë euro pa llogaritur këtu kamatën. Borxhi i përgjithshëm publik i Republikës së Maqedonisë në fund të kuartalit të dytë të vitit 2018 është 48.8% e PBB-së që paraqet rritje prej 0,6 për qind. Manipulimet e Zaevit dhe Tevdovskit se gjoja po nxjerrin nga borxhi shtetin, nuk kalojnë më tek qytetarët. VMRO-DPMNE kërkon menjëherë të ulen shpenzimet joproduktive dhe huamarrjet e mëdha, ndërsa njëkohësisht të zvogëlohet akciza për karburantet”,- tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.10.2018, 20:29  | B.M. | 201 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.