Shilegov: Përmendorja e UÇK-së është punë e Komunës Çair, Qyteti i Shkupit nuk ka të..
« Analistët » Ligji për gjuhët, shqiptarët të jenë unikë në qëndrime
« KUR ZENKU DEMANTON VETVETEN » Kur "Lash Art Tetovë" sekretari Zenku, dëshiron të demanton mediat !
"Patrioti" Muhamed Zekiri ka kohë për vendosjen e luleve në Qendrës Memoriale të KAÇK..
BESA e Shkupit, akuza për demolimin e zyrës
besa_3.jpg

Shkup, 23 janar - I ashtuquajturi “krahu i Shkupit” i Lëvizjes Besa akuzon mbështetësit e Bilall Kasamit se u është dhënë posti i kryetarit të Këshillit të Komunës së Çairit si shpërblim që kanë marrë të gjitha gjërat nga selia e deritanishme qendrore e kësaj partie. Nga i ashtuquajturi “krahu i Shkupit” marrjen e të gjitha gjërave madje dhe dyerve të selisë, e quajnë plaçkitje.

"Edhe vetë mund ta shihni se si është plaçkitur selia qëndrore e Lëvizjes Besa nga ana që deri dje e mbanin të uzurpuar. Për këtë plaçkitje ata dje u shpërblyen me kryesuesin e Këshillit Komunal të Çairit dhe me zyrat e reja në Çair. Sa për ta njoftuar opinionin komplet mobiljet e selisë Qëndrore të Lëvizjes Besa kanë qenë donacion i kryetarit të degës së Çairit të Lëvizjes Besa dhe shfrytëzojmë rastin të njoftojmë opinionin se kjo edhe më tej do të vazhdojë të mbetet selia e Lëvizjes Besa. Ne edhe më tej do të vazhdojmë tërë aktivitetin tonë politik  ta bëjmë prej këtu. 2:35 Për vazhdimin e qirasë jemi marrë vesh me pronarin e lokalit ndërsa për të gjitha aspektet tjera teknike dhe juridike besoj se do të merremi vesh në të ardhmen", tha Оrhan Murtezani, Zëdhënës i Lëvizjes Besa.

Kryetare e Këshillit të kominës së Çairit një ditë më parë u zgjodh Xhemile Memet Memeti nga radhët e Besës, grupi i mbështetësve të Kasamit. Zyrat e reja të mbështetësve të Kasamit, tanimë janë përball objektit të komunës së Çairit, ndërkaq nga i ashtuquajturi “krahu i Shkupit” thonë se do të riparojnë selinë e deritanishme për të zhvilluar aktivitetet e tyre politike.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 23.01.2018, 16:41  | Xh.I. | 2,358 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Jozyrtare » Zhurnal mëson emrat e përfolur për drejtor të BDI-së në këto drejtori
« Foto » Pandeli Majko në “konakun” e Lazim Destanit
Sot borë në gjithë vendin
Zaev, nuk planifikohet rritje e moshës për pensionim
Shilegov: Përmendorja e UÇK-së është punë e Komunës Çair, Qyteti i Shkupit nuk ka të drejtë ligjore në atë procedurë
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.