Takim i liderëve për propozimet e Nimicit?!
maqedonia
Takim i liderëve për propozimet e Nimicit?!

Takim i liderëve për propozimet e Nimicit?!

Shkup, 23 janar – Të shtunën do të mbahet takim i kreut shtetëror me liderët e partive politike parlamentare në të cilën kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev do ti informojë me ecurin e bisedimeve lidhur me kontestin e emerit, njofton Zhurnal.

Në takim, siç raportojnë disa media në gjuhën maqedonase, do të marrë pjesë edhe presidenti Gjorge Ivanov, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.

Nga kabineti i kreut të shtetit për TV Kanal 5 kanë vërtetuar se ka iniciativë nga Ministria e Punëve të Jashtme për një një takim koordinues me qëllim që të informohen partitë relevante politike për propozimin e ndërmjetësit Nimic, por theksojnë se deri më tani nga kabineti I presidentit Ivanov nuk është konfirmuar asnjë terminë dhe vend se ku do të mbahet takimi.

 

Nga kabineti i presidentit Ivanov thonë se presidneti është i gatshëm të marrë pjesë në një takim të tillë.  

© ZHURNAL 23.01.2018, 16:32 | D.J. | 2,495 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."