ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Një “vagon” me lëndë të pazbërthyera gjyqësore, gjyqësori i korruptuar dhe i ndikuar politikisht

Se sisitemi gjyqësor në Maqedoni është i korruptuar dhe selektiv flet edhe fakti që në sirtaret e gjykatave në Maqedoni janë të strukura mija lëndë të pazgjidhura gjyqësore të cilët presin epilog përfundimtar, shkruan Zhurnal.

097634.jpg

Shkup, 23 janar - Se sisitemi gjyqësor në Maqedoni është i korruptuar dhe selektiv flet edhe fakti që në sirtaret e gjykatave në Maqedoni janë të strukura mija lëndë të pazgjidhura gjyqësore të cilët presin epilog përfundimtar, shkruan Zhurnal.

Eksperët e jurispodencës thonë se qëllimi i kësaj zvarritjet është i qëllimshëm dhe i ndikuar politikisht dhe ekonomikisht me qëllim që lëndët të vjetërsohen dhe të mos marrin epilog përfundmitar. Lëndët të cilët bëjn “gjum” nëpër sirtaret e gjykatave penale të Maqedonisë kryesishtë janë me karakter politik dhe ekonomik.

Zhurnal mëson se lëndët të cilët nuk po marrin epilog më së shumti janë lëndë të Kodit civil dhe Penal, vetëm gjatë vitit 2017 kanë ngelur të pazbërthyera mbi 1 mijë e 100 lëndë gjyqësore.

Juristi Qenan Aliu thotë se në të kaluarën lëndët nëpër gjykata të të gjitha niveleve për procedime janë shpërndarë në formë klasike dhe kanë munguar akte nënligjore përkatëse.

“Viteve të fundit shteti i obliguar për të përmbushur standardet ,BE-ja në forma të ndryhsme ka inevestuar shuma të majme për rreforma në gjyqësorë përfshirë këtu edhe përgaditjet teknike të gjykatave me kushte përkatëse. Përfshirë këtu edhe digjitalizimin e gjyqësorit. Pra me digjitalizimin dhe me vendosjen e softerëve përkatës dhe sipas normave ligjore lëndët për procedime shpërndahen sipas sistemit elektronik. Me këtë disi është evituar faktori njeri dhe subjektivizmi. Megjithse siç kemi lexuar për proframin “Akmis”  si duket edhe digjitalizimi ishte keqpërdorur duke i thyer ato. Edhe lëndët e pazgjidhura mendoj unë se do të duhej të ishin futur në sitemet elektronike përzgjidhje, sepse çdo gjë është e afatizuar, sipas standardeve dhe normave aktuale ligjore, gjykatësit nuk kanë të dejtë dhe mundësi për të shtyrë lëndët në pakufi, pa ndonjë arsye për ate mbajnë përgjegjësi”, thotë për Zhurnal, Qenan Aliu, jurist.

Ai thekson se është fakt se edhe numri i gjyqtyrëve nuk është konform frekunetimit të lëndëve nëpë gjykata, pra ndikojnë shum faktorë.

“Ne jemi akoma shum larg Evropës në këtë sistem. Akoma qytetarëtpresin me vite për të marë epilogiun gjyqësorë  për lëndët kontestimore. p.sh. po e pate një proces në Gjykatën Administrative përgjigjeja do të vijë pas tre viteve edhe ate për çështje jo të komplikuara, për çështje ku ashiqare mund të konstatohet për pak minuta se ku qëndron e drejta etj etj. Ndërsa ajo që ju pyeni, lëndët e reja patjetër duhet proceduar konform ligjit”, thekson juristi, Qenan Aliu.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 23.01.2018, 16:30  | D.J. | 2,604 i lexuar

 

 

 

Tarçullovski: Zaev thotë se gjyqësori është i pavarur, ndërsa ofron amnisti

Shkup, 15 tetor - Si mund Zaev të ofron amnisti për persona të akuzuar, ndërsa vërteton se gjyqësia është e pavarur, thotë deputeti Johan Tarçullovski nga VMRO-DPMNE i cili është i akuzuar për pjesmarrjet në ngjarjet e 27 prillit, transmeton Zhrunal.

Ai thotë se nl parti do të ketë konsultime lidhur me fjalimin e Zaevit ku ai ofron falje për ndodhitë e 27 prillit në Kuvend.

"Si mund në emër të gjyqësisë ai të ofron amnisti, kur ajo është e pavarur. Ato janë dëshira të kota të Zaevit për ndryshime kushtetuese. As që mund tani të jap qëndrim, as të komentoj për momentin", tha Tarçullovski për Fokus.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.10.2018, 13:15  | D.J. | 153 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.