ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL
Kronika
Shkupjani kërcënon tetovaren, nëse nuk më dërgon foto e zhveshur të shkatërroj jetën!
shantazj-780x405.jpg

Mbrëmë rreth orës 22:30, 26 vjeçarja A.F nga Tetova ka denoncuar shantazhim nga ana e 24 vjeçarit Xh.Z nga fshati Radishan i Shkupit, njofton Zhurnal.

Ajo me të kishte kontaktuar në Instagram gjatë dhjetorit të vitit të kaluar, ndërsa para disa ditëve 24 vjeçari kishte filluar ti kërcënohet.

24 vjeçari është kërcënuar se do ta shkatërrojë atë personalisht dhe familjarisht nëse ajo nuk i dërgon nudo fotografi.

Nga frika 26 vjeçarja i ka dërguar një fotografi, ndërsa shkupjani i është kërcënuar se nëse nuk del me të fotografinë do ta publikojë në Facebook dhe do ta shantazhojë në mënyra të ndryshme.

MPB po punon për zbardhjen e plotë të rastit./Zhurnal.mk

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 23.01.2018, 15:23  | Z.H. | 17,561 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.
 
<