ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
A po ushtron presion, "hakmarje" politike Azem Sadiki mbi mësimdhënësit në Komunën e Studeniçanit?

Për shkak të “hakmarrjeve politike” kryetari i Komunës së Studeniçanit po bën presion që të më largoj nga puna si

sadiki.jpg

Shkup, 23 janar - Për shkak të “hakmarrjeve politike” kryetari i Komunës së Studeniçanit po bën presion që të më largoj nga puna si mësimdhënës në fshatin Vertekicë. Kështu ka deklaruar për Zhurnal mësimdhënësi në shkollën e fshatit Vertekicë të Komunës së Studeniçanit, Isen Memedi.

Ai thotë se Kryetari Azem Sadiku ka urdhëruar drejtorin e shkollës “Kemal Ataturk” në Koliçan të Poshtëm në të cilën udhëhiqet shkolla fillore në fshatin Vërtekicë, Sabri  Imer që t’i bëj presion që  vullnetarisht të nënshkruaj çlajmërimin si mësimdhënës në këtë shkollë. 

Memedi për Zhurnal vërteton se kryetari Sadiki ka sjellë vendim që pesë paralele të shkrihen në një paralele, që sipas Memedit është jashtë normave ligjore.

Ai shprehet decid ku thotë se nuk do ta nënshkruaj dokumentin për çlajmërim nga puna, sepse deri më tani detyrën e ka kryer në bazë të ligjit për arsim fillor.

“Kryetari Sadiki ka dhënë urdhër drejtorit që të më bën presion që unë me vetëdëshirë të pranoj dorëheqjen time.  Ai ka marrë vendim që të shkrinë pesë paralele në një. Unë asgjë skam bërë kundër ligjit, por me plotë bindje them se kjo është hakmarrje politike. Nëse Sadiki përmes drejtorit më shkarkon në mënyrë joligjore atëherë do ta padis në gjyq”, u shpreh mes tjerash për Zhurnal, mësimdhënësi Isen Memedi.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal mëson se pas vendimit të kryetarit për të shkrirë pesë paralele në një, ka pasuar edhe bojkoti i prindërve të fëmijëve, që mos të ndjekin procesin mësimor.

Prindërit kanë shfaqur revoltën e tyre të madhe pas këti vendimi të kryetarit, duke e cilësuar si jo të duhur dhe që nuk është në dobi të nxënësve. Sipas burimeve Zhurnal, prindërit protestojnë edhe kundër shkarkimit të mësimdhënësit Isen Memedi.

Ndryshe, Isen Memedi është vëlla i deputetit të Lëvizjes BESA, Rexhep Memedi.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 23.01.2018, 13:25  | Xh.I. | 6,379 i lexuar

 

 

 

VMRO: Me huamarrjet e reja, qeveria varfëron qytetarët

Shkup, 16 tetor - VMRO-DPMNE ka drejtuar kritika të ashpra në drejtim të ekzekutivit për huazimet e reja që po bëhen nga Ministria e Financave.

Nga kjo parti akuzuan qeverinë e udhëhequr nga LSDM, se duke pasuruar bashkëpunëtorët e ngushtë të saj, po e zhyt vendin dhe qytetarët në borxhe të reja me marrjen e huas prej 54 milionë euro. VMRO kërkon ndaljen e menjëhershme të këtyre huazimeve që, siç vlerësuan, shpenzohen në projekte joproduktive.

“Qeveria e LDSM-së i obligon qytetarët me 54 milionë euro të reja, para që do duhet të kthehen nga qytetarët dhe gjeneratat e ardhshme. Pos kësaj, Tevdovski dhe LSDM kanë planifikuar edhe një huamarrje tjetër në javët në vijim prej rreth 37 milionë euro, që do të thotë se huamarrja neto shkon në 17 milionë euro pa llogaritur këtu kamatën. Borxhi i përgjithshëm publik i Republikës së Maqedonisë në fund të kuartalit të dytë të vitit 2018 është 48.8% e PBB-së që paraqet rritje prej 0,6 për qind. Manipulimet e Zaevit dhe Tevdovskit se gjoja po nxjerrin nga borxhi shtetin, nuk kalojnë më tek qytetarët. VMRO-DPMNE kërkon menjëherë të ulen shpenzimet joproduktive dhe huamarrjet e mëdha, ndërsa njëkohësisht të zvogëlohet akciza për karburantet”,- tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.10.2018, 20:29  | Xh.I. | 282 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.