ANALISTËT Mjerisht, Maqedonia nuk ka president i cili flet me kokën e vet
maqedonia
Analistët Mjerisht, Maqedonia nuk ka president i cili flet me kokën e vet

Analistët Mjerisht, Maqedonia nuk ka president i cili flet me kokën e vet

Shkup, 23 janar- Mos dekretimi i ligjit të gjuhës shqipe nga ana e presidentit Ivanov, në opinion është cilësuar si një vendim politik i cili nuk fare të bëje me ndonjë arsyetim përmbajtësor juritik, shkruan Zhurnal.

Profesori Universitar, Abdurauf Pruthi thotë se mjerisht, Maqedonia nuk ka president i cili flet me kokën e vet, por si gjithmonë deri tani nga deklarimet e tija shohim një qëndrim partiak të VMRO-së.

“Prandaj edhe mos dekretimi i ligjit për gjuhët që më parë me shumicë votash u aprovua në Kuvendin Republikan, vërteton përkatësinë e tij VMRO -iste.  Nuk është punë e një presidenti të një shteti të komenton kushtetutshmërinë e një ligji por është Gjyqi  Kushtetues i cili vlerëson një gjë të tillë. Edhe komentet tjera të tija për mos përfshirje të nacionaliteteve  tjera është qëndrim politik e partisë VMRO për relativizim të gjuhës shqipe”, thotë për Zhurnal, Abdurauf Pruthi.

Ndërsa, diplomati Muhamed Halili theksoi se vendimi i presidentit Ivanov për mod dekretimin e ligjit të gjuhës shqipe ka qenë i pritëshm dhe se i njëjti është i ndikuar politikisht.

“Është vendimi politik, Ai i takonë një provience tjetër politike, dhe partia e tij ka qëndrimet e saj për Ligjin e gjuhëve dhe ai nuk mund të del jashtë qëndrimit partiak. Ivanov asnjëherë nuk ka dashur të jetë qytetarë i të gjithë qytetarëve, ai mbanë përcaktimin e tij se atë e ka zgjedhur VMRO-ja  dhe ai në fund të mandatit nuk mund të delë kundër politikave të partisë së tij pasi që nuk do të fitonte asgjë politikisht”, theksoi për Zhurnal, Muhamed Halili, ish-ambasador.

Ai thotë se ky vendi i presidentit Ivanov nuk duhet ti mërzitë shqiptarët, pasi që shumica parlamentare nëse e ka me seriozitet miratimin e këtij ligji ky ligj do të jetësohet.

“Nuk duhet të mërzitemi nëse kjo qeveri e ka ndërmend ta miratojë ligji do të kalojë pa vështërs”, nënvizoi Halili.

Nga ana tjetër, analisti Aco Kabranov konsideron se presidenti Ivanov ka qasje të dyfishta, tjera ishin qëndrimete  tij kur ishte profesor universitar e tjera janë tani.

“Apsolutisht personi Gjorge Ivanov është person me dy fytyra. Një ishte,  mendonte dhe ligjëronte kur ishte professor universitar dhe tjetër person është kur është në postin e presidentit të shtetit. Vendimi i tij për mos dekretimin  e ligjit të gjuhëve ishte i pritur. Ivanov si një anonimus midis qytetarëve të rëndomtë u instalua si shef i shtetit nga ana e ish-kryeministrit Gruevski dhe banda e tij që të jetë I dëgjueshëm, tju bën “amin” të gjitha planeve të tyre, këtë fortë mirë e din edhe vetë ai. Gruevski i ndihmojë Ivanovit që të lirohet nga burgu vëllau i tij doganier për shkak të vendimit gjyqësor për keq përdorim të detyrës zyrtare dhe disa problem tjera dhe ky pranojë të bëhet i dësgjueshmi I tij dhe të qëndrojë në vilën presidenciale në Vodno”, thotë për Zhurnal, Aco Kabranov, analist.

Sipas tij, aspak nuk është befasi që Ivanov vëndoi “veto” në ligjin për gjuhën shqipe, të rikujtojmë shtoi ai, kujtoni vetëm se si pati guximin të nënshkruaj ligjin për amnisti për personat të cilët kanë keq  përdorur detyrën zyrtare, ndërsa në listën e të amnestuarve futi edhe persona të cilët ende nuk ishin të akuzuar fare.

Përndryshe, në seancën plenare të Kuvendit, të planifikuar më 29 janar, deputetët duhet përsëri të votojnë për ligjin për përdorimin e gjuhëve, pasi presidenti Gjorge Ivanov nuk e nënshkroi dekretin për këtë ligj.

Ivanov theksoi se me marrjen e këtij ligji është keqpërdorur flamuri i BE-së ,ku një shumicë e thjeshtë miratoi një ligj që ndryshon ligjet sistemore që, nga ana tjetër, ndryshohet nga dy e tretat e shumicës.

Në shpjegimin e shkruar në 14 faqe, të cilat iu dorëzuan deputetëve, të gjitha pjesët, artikujt dhe pikëpamjet e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, të cilat, sipas Ivanovit, shkelin Kushtetutën.

Projektligji për përdorimin e gjuhëve u miratua më 11 janar dhe përmban 25 nene. Në një letër nga Ivanovi, 19 nene të këtij ligji janë të shënuara si antikushtetuese. Nëse votohet për herë të dytë, pa ndryshime, presidenti nuk ka veto.

© ZHURNAL 23.01.2018, 12:00 | D.J. | 3,529 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."