Pyatt: Tani është koha ideale për zgjidhjen e çështjes së emrit
maqedonia
Pyatt: Tani është koha ideale për zgjidhjen e çështjes së emrit

Pyatt: Tani është koha ideale për zgjidhjen e çështjes së emrit

Shkup, 23 janar – “Tani është koha ideale për zgjidhjen e çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë”, kështu vlerëson ambasadori amerikan në Greqi, Geoffrey Pyatt, transmeton Zhurnal. Ambasadori amerikan këto komente i ka bërë pas takimit me kryetarin e Selanikut, Yannis Boutaris.

Sipas tij, ndryshimi i pushtetit në Maqedoni e ka lehtësuar procesin e kontestit të emrit.

Ndërsa nga ana tjetër, Boutaris në takim e ka informuar ambasadorin edhe për iniciativat e tij për hapjen e linjave të reja të komunikimit me Shkupin.

© ZHURNAL 23.01.2018, 10:07 | D.J. | 1,256 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."