ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Joveski:  Për rastin tragjik të katëvjeçarit Almir Aliu, po punohet në mënyrë profesionale dhe në bazë të ligjit

Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë Lubomir Joveski apelon deri tek të gjitha partitë politike që të mos ushtrojnë presion dhe të mos përzihen në punën e Prokurorisë Publike, sikurse që po ndodh ditëve të fundit. Prokurorët vendimet i marrin dhe do t’i marrin

fy-8_1.jpg

Shkup, 23 Janar - Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë, Lubomir Joveski apelon deri tek të gjitha partitë politike që të mos ushtrojnë presion dhe të mos përzihen në punën e Prokurorisë Publike, sikurse që po ndodh ditëve të fundit.  Prokurorët vendimet i marrin dhe do t’i marrin  në bazë të dispozitave ligjore dhe argumenteve, transmeton Zhurnal.

"Me ardhjen time në funksionin Prokuror Publik i Republikës së Maqedonisë kam premtuar se vendimet nuk do të merren në bazë të dëshirave të shtabeve partiake apo qendrave të vendosjes. Profesionalizmi dhe kthimi i besimit tek Prokuroria janë parimet kryesore gjatë kryerjes së këtij funksioni të rëndësishëm", thotë Joveski.

“Partitë politike pavarësisht se janë në pushtet apo opozitë, pa dallim të përkatësisë etnike kanë premtuar se do ti heqin duart nga Prokuroria, do ta respektojnë pavarësinë e saj dhe se angazhohen  për reforma  në sistemin juridik. Për këtë arsye kërkoj edhe për rastin që kohëve të fundit është shumë prezent në opinion, të veprojnë në pajtim të deklarimeve të tyre”.

Ndërsa thotë se për rastin tragjik ku humbi jetën katërvjeçari Almir Aliu, po veprohet në mënyrë profesionale dhe në bazë të ligjit./Alsat-m

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 23.01.2018, 10:34  | I.XH | 2,289 i lexuar

 

 

 

Tortevski: Amnestia duhet të jetë gjithëpërfshirëse, në 10 vitet e fundit mos ketë hetime për kriminelët por edhe ato që sillen të ndershëm

Shkup, 16 tetor – Dreklarata e kryeministrit Zaev në parlament se duhet të fallen politikanët mes vetes përkundër atyre që ka ndodhur më 27 prill në parlament duket se ka ngritur shumë pluhur në opinion.

Avokati Aleksandar Tortevski ka shkruar se kjo amnesti që kryeministri e ka përmendur në parlament në një nga fjalimet e tij duhet të jetë gjithëpërfshirëse.

“Amnestia duhet të jetë gjithëpërfshirëse, të lirohen të gjithë të burgosurit, të ndalohen hetimet penale, të mos funksionojnë gjykatat, prokuroria publike dhe ajo special dhe mos harxhojmë para për ato, në 10 vitet e fundit mos ketë hetime mbi kriminalitetin që të mund të prekin pak edhe ato që janë ndier si të ndershëm deri më tani”, ka shkruar kështu Tortevski.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.10.2018, 23:42  | I.XH | 5.614 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.