Lëndohen 16 persona, 27 aksidente gjatë fundjavës në Shkup
kronika
Lëndohen 16 persona, 27 aksidente gjatë fundjavës në Shkup

Lëndohen 16 persona, 27 aksidente gjatë fundjavës në Shkup

Shkup, 3 dhjetor – Dy shoferë dhe një bashkudhëtarë janë lënduar rëndë në dy nga gjithsej 27 aksidente gjatë fundjavës në Shkup. Në 13 aksidente lëndime të lehta trupore kanë marrë 13 persona, ndërsa në 12 është shkaktuar dëm material.

Nga SPB Shkup informojnë se gjatë fundjavës, policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve. Shtatëdhjetë e shtatë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 18 shoferë ka kanë kaluar në udhëkryqi në dritë të kuqe, shtatë shoferë për reshtim jo të rregullt, një shofer për tejkalim të parregullt dhe 17 shoferë nuk kanë poseduar pajisje dimërore në vetura.

Nga komunikacioni janë përjashtuar gjithsej 44 shoferë, nga të cilët 15 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 23 shoferë para se të marrin të drejtën për të vozitur automjet dhe gjashtë shoferë fillestarë, si dhe 25 automjete të paregjistruara.

Janë sanksionuar edhe 20 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vijave të shënuara për ta dhe 10 këmbësorë të cilët e kanë kaluar rrugën në të kuqe.

© ZHURNAL 03.12.2018, 10:13 | Xh.I. | 859 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."