« KUR ZENKU DEMANTON VETVETEN » Kur "Lash Art Tetovë" sekretari Zenku, dëshiron të demanton mediat !
"Patrioti" Muhamed Zekiri ka kohë për vendosjen e luleve në Qendrës Memoriale të KAÇK..
« Inside » Kosova e painteresuar, refuzimi i kërkesave për transfer të të burgosurve me prapavi ..
Institucionet përgënjeshtrojnë Valmir Azirin dhe Ministrinë e Kulturës
Gazeta britanike shkruan për shkaqet që mund të çojnë në zgjerimin e BE-së me 6 vendet e Ballkanit
eu-countries-map-1.jpg

Shkup, 22 janar - Brukseli po ecën përpara me planet e tij për të zgjeruar perandorinë e Bashkimit Evropian duke përcaktuar afate për të marrë në gjirin e tij disa shtete të Ballkanit, shkruan sot gazeta e njohur britanike ”Express”, transmeton ATSH.

”Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë vendosur vitin 2025 si afatin për fillimin e procesit, që përfshin Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Shqipërinë, Bosnjen dhe Kosovën për t’iu bashkuar unionit. Ai ka filluar edhe përpjekjet diplomatike për përshpejtimin e procesit, pas vitesh të tëra shtyrjeje”, shkruan gazeta.

”Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn thotë se ky vendim vjen pas rigjallërimit rus, krizës migratore, regjimit autoritar turk si edhe dëshirës për të nxitur integrimin evropian pas votës britanike për Brexit. Në maj do të organizohet në Sofje edhe një samit special ballkanik. Një samit tjetër do të zhvillohet në korrik në Britaninë e Madhe. Sidoqoftë, të gjashta vendet duhet të plotësojnë kushtet e vendosura nga BE-ja”, shton britanikja.

”Sistemet e tyre të drejtësisë dhe të bankave janë ende të dobëta dhe të ardhurat janë ende larg atyre të eurozonës. Dallime të thella ka edhe përsa i takon problemeve etnike, që çuan deri në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë gjatë viteve ’90”, përfundon gazeta e njohur britanike ”Express”.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.01.2018, 09:06  | B.M. | 4,446 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« KUR ZENKU DEMANTON VETVETEN » Kur "Lash Art Tetovë" sekretari Zenku, dëshiron të demanton mediat !
Besa e Bilall Kasamit mban Kongresin e parë
« Foto » Shtetasi turk humb jetën në aksident në rrugën Tetovë-Gostivar
Maqedonia prej nesër nën borë
« Zhurnal mëson » Nesër takohen Thaçi dhe Gashi, ja tema e bisedimeve!?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.