Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme mbështeten me 5 milion euro nga BERZH-i
ekonomi
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme mbështeten me 5 milion euro nga BERZH-i

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme mbështeten me 5 milion euro nga BERZH-i

Shkup, 28 dhjetor – Pesë milionë euro janë siguruar nga Banka komerciale për rindërtim dhe zhvillim do të jenë të kapshme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për përmirësim të konkurrencës përmes Bankës komerciale SHA Shkup.

Banka komerciale SHA Shkup është banka e tretë e Maqedonisë, që do t’i bashkëngjitet nismës së Bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim (BERZH) në nxitjen e kreditimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) në pronësinë private në vend.

Krediti i BERZH-it është i mbështetur me grant prej 75.000 eurove nga BE-ja, të akorduara përmes Instrumentit për Ndihmë para-qasëse (Instrument for Pre-Accession Assistance  – IPA)  dhe të paktën 60 për qind nga mjetet e BERZH-it për Bankën komerciale SHA Shkup, do të dedikohen për ulje të energjisë dhe shfrytëzimit të resurseve, si dhe për shpenzimet e ndërlidhura me to.

Në periudhën e ardhshme, Programi për mbështetje të konkurrencës së NVM të Ballkanit Perëndimor do të sigurojë gjithsej 30 milionë euro kreditim të bankave komerciale të Maqedonisë, ku BE-ja do të ndajë edhe 6 milionë euro grant.

Programi ekzistues është plotësim i 20 milionë euro të akorduara paraprakisht përmes Programit për mbështetje të konkurrencës, e cila ka qenë aktive nga viti 2010 deri në vitin 2015 dhe është mbështetur nga Bashkimi Evropian, e cila ka siguruar grant prej 4 milionë eurove.

BERZH-i investon në ekonominë e Maqedonisë nga viti 1993. Deri më sot banka ka nënshkruar mbi 110 projekte në vend, me neto neto vëllim afarist kumulativ prej mbi 1,75 miliardë.

© ZHURNAL 28.12.2018, 15:06 | Xh.I. | 1,146 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."