Nikollovski: Në një thirrje për IPARD në vitin 2018 kanë nënshkruar 937 marrëveshje
ekonomi
Nikollovski: Në një thirrje për IPARD në vitin 2018 kanë nënshkruar 937 marrëveshje

Nikollovski: Në një thirrje për IPARD në vitin 2018 kanë nënshkruar 937 marrëveshje

Shkup, 27 dhjetor – Në vitin 2018 në një thirrje për IPARD programin kemi nënshkruar 937 kontrata me vlerë prej 18 milionë euro që është më shumë se 12 shpalljet e përgjithshme të publikuara në nëntë vitet paraprake, vlera e të cilave është 16 milionë euro, deklaroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski.

Ai duke u përgjigjur në pyetje të deputetes Pavlinçe Çestojanova nga VMRO-DPMNE-ja, theksoi se ky është një sukses i rëndësishëm në trupin e vetë Ministrisë së përgjegjshme për menaxhimin e IPARD strukturës dhe të Agjencisë pagesore e cila i përpunon dhe i nënshkruan marrëveshjet në pjesën e shfrytëzimit të fondeve evropiane në bujqësi. Problemi me aplikacionet e refuzuara të, siç tha, 17 fermerëve, është bërë për shkak të asaj që thirrja për IPARD në muajin prill të vitit 2017 është publikuar me një seri parregullsish lidhur me programin sektorial të nënshkruar me BE-në.

Përndryshe, pjesa më e madhe e marrëveshjeve të nënshkruara afër 94, siç theksoi, tani më kanë hyrë në fazën e realizimit.

© ZHURNAL 27.12.2018, 20:41 | T.E. | 665 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."