Piktori Reshat Ahmeti dhe arkitekti Gajur Kadriu vlerësohen me çmimin “Imazhi kombëtar” në Tiranë
kulture
Piktori Reshat Ahmeti dhe arkitekti Gajur Kadriu vlerësohen me çmimin “Imazhi kombëtar” në Tiranë

Piktori Reshat Ahmeti dhe arkitekti Gajur Kadriu vlerësohen me çmimin “Imazhi kombëtar” në Tiranë

Piktori i njohur Reshat Ahmeti dhe arkitekti Gajur Kadriu ishin dy nga personalitetet që u vlerësuan me çmimin “Imazhi kombëtar” në Festivalin e 16-të të organizuar nga Forumi Imazh dhe Media në Tiranë.

Në ceremoninë e organizuar në Akademinë e Shkencave në Tiranë, u vlerësuan edhe këto personalitete të shquara shqiptare – përkthyesi i njohur Robert Shvarc, gazetarja e TV KLAN-it, Alma Çupi, historiania Eleni Kocaqi, profesori i studimeve albanologjike Ahmet Kelmendi, Ahmet Bektashi si humanist, profesor Migena Arllati dhe fondacioni “Dritat e shkëlzenit”.

Aktiviteti ishte i ndarë në tre pjesë. Në seksionin shkencor kushtuar marrëdhënieve të Shqipërisë me fqinjët referuan disa prej pedagogëve dhe akademikëve të trevave mbarëshqiptare. Doc.dr.Astrit Memia, që është njëkohësisht edhe Kryetari i Forumit Imazh dhe Media, foli për raportet historike të Shqipërisë me fqinjët.

Ndërsa profesori nga Universiteti i Tetovës  Milaim Fetai trajtoi marrëdhëniet shqiptare-maqedonase në disa nga rrafshet e tyre. Sazan Guri trajtoi të drejtën e detit, derisa profesoresha Eleni Kocaqi foli për marrëdhëniet shqiptaro-greke. Ky forum organizon ndarjen e çmimeve për personalitete të fushave të ndryshme nga të gjitha trevat shqiptare.

© ZHURNAL 26.12.2018, 13:01 | Xh.I. | 2,155 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."