Industria e çelikut ndjen pasojat nga doganimi i BE-së
ekonomi
Industria e çelikut ndjen pasojat nga doganimi i BE-së

Industria e çelikut ndjen pasojat nga doganimi i BE-së

Shkup, 24 dhjetor - Vendimi i BE-së, për të kufizuar importin e çelikut nga Maqedonia, i cili hyn në fuqi në muajin shkurt, tashmë ka mbyllur disa kompani nga ky sektor në vend. Ata tashmë i kanë përmbushur kuotat që janë në fuqi, që nga qershori i këtij viti. Nga kompania Makstil, si eksportues më të mëdhenj të çelikut shprehen të shqetësuar. Mund të ketë pasoja për punonjësit, të cilët do të duhet të shkojnë në pushim të detyruar. Llogaritjet janë se nuk do të ketë ku ti plasojnë 120 mijë ton. Nga Makstil thonë se nuk ka alternativë, sepse 70% e eksporteve shkojnë në BE, deri në tridhjetë për qind në Turqi, dhe pjesa tjetër në rajon.

"Njëqind e njëzet mijë ton, këto janë prodhim katër deri katër muaj e gjysmë prodhimtari. Kjo do të thotë se ne nuk duhet të punojmë katër muaj e gjysmë në vit. Nëse do të pushojmë, ose do të bëjmë fushata, këtë do ta diktojë situata dhe mundësitë për plasman. Ne jemi një mijë punonjës në Makstil dhe do të përpiqemi të mos preken ata, por është e pamundur“,  tha Mitko Koçovski, drejtor i “Makstil”.

Në Qeveri, përkundër mesazhit të qartë nga BE-ja, se nuk ka devijim nga masa e doganës prej 25 për qind, pasi të jetë plotësuar kuota, ata besojnë se ka vend për një marrëveshje.

"Ky nuk është një proces i përfunduar, ka ende hapësirë, mbi të gjitha ekipi i udhëhequr nga Ministria e Ekonomisë të luftojë për përfitime, që do të jenë të mira për ekonominë e Maqedonisë”, pohoi Dragan Tevdovski, ministër i Financave.

Qëndrimi i BE-së, është se ajo ka të bëjë me mbrojtjen e interesave të tyre ekonomike, dhe nuk ka asnjë përjashtim për Maqedoninë apo për dikë tjetër. Kjo u tha qartë nga komisarja e tregtisë nga BE-ja Sesilia Melstrom, edhe pse kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri Bujar Osmani u përpoqën që të ndryshohet vendimi.

    Masat e përkohshme vlejnë nga fillimi i shkurtit, ne do të jemi në kuotën globale. Pra nga dy milionë e tetëqind, nëse një milion e gjashtëqind janë të rezervuara për vendet me sasi të garantuara, mbesin një milion e dyqind mijë ton. Kush do të kërkojë i pari pjesë nga kuota, ai do të shërbehet i pari”- deklaroi Mitko Koçovski, drejtor i “Makstil”.

Nga Makstil konfirmuan parashikimin e zëvendëskryeministrit Osmani se humbjet e Maqedonisë në vit, do të jenë mbi njëqind milionë euro. Ndikimet negative do të ketë në industrinë përpunuese, por edhe në Prodhimin Bruto Vendot. BE i aplikoi këto masa si përgjigje ndaj politikave të SHBA-ve, pasi presidenti Donald Tramp vendosi të kufizonte importet e produkteve të çelikut nga Kina dhe BE-ja.

© ZHURNAL 24.12.2018, 16:19 | Xh.I. | 1,892 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."