Ulen sërish çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni
ekonomi
Ulen sërish çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Ulen sërish çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Shkup, 24 dhjetor - Çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni nga mesnata e sotme do të lirohen për gjysmë denari, me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Sipas çmimeve të reja Eurosuper BS-95 do të jetë 61 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të shitet për 63 denarë për litër, ndërsa Eurodiseli do të jetë 58 denarë për litër.

Vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të kushtojë 46.5 denarë për litër.

Me vendim të Komisionit për 1.861 denarë për kilogram është ulur edhe çmimi i mazutit, i cili tani kushton 28.176 denarë për kilogram.

© ZHURNAL 24.12.2018, 13:20 | Xh.I. | 11,228 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."