Prodhuesit e çelikut dhe aluminiumit nga viti i ardhshëm me eksport të kufizuar në BE
ekonomi
Prodhuesit e çelikut dhe aluminiumit nga viti i ardhshëm me eksport të kufizuar në BE

Prodhuesit e çelikut dhe aluminiumit nga viti i ardhshëm me eksport të kufizuar në BE

Shkup, 23 dhjetor – Nga viti i ardhshëm për kompanitë e Maqedonisë që prodhojnë çelik dhe aluminium do të vlejnë masat e reja për eksport të kufizuar në BE, sepse humbet e mundshme vlerësohen në rreth 100 milionë euro në vit.

Siç theksoi në takimin e sotëm me gazetarët zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, notë formale nga Brukseli për vendosjen e masave përfundimtare mbrojtëse, si kundërmasa të SHBA-së, me të cilat kufizohet eksporti i çelikut dhe aluminiumit në BE, kanë pranuar të premten, ndërsa ata tanimë kanë realizuar takim me kompani nga kjo industri.

Me masat e BE-së për prodhuesit e çelikut dhe aluminiumit, praktikisht në Maqedoni do të përfshihen kompani të cilat prodhojnë çelik dhe hekur.

 

“Në përputhje me formulimin e ri, është marr mesatarja e eksportit të këtyre kompanive nga vitet 2015, 2016 dhe 2017 i rritur për 25 për qind. Gjithçka që është mbi atë shumë do të doganohet me 25 për qind. Kjo domethënë probleme më të mëdha për industrinë tonë të çelikut dhe aluminiumit, që kontribuon seriozisht në Prodhimin Bruto Vendor. Vlerësimet janë se dëmi mund të jetë deri 100 milionë euro në nivel vjetor të eksportit”, tha Osmani.

Masat e përkohshme BE-ja i solli në korrik, ndërsa masat përfundimtare duhet të zgjatin tre vite. Nga Qeveria, thotë Osmani, nuk heqin dorë nga përpjekjet për të bindur KE-në se Maqedonia duhet të përjashtohet nga këto masa.

© ZHURNAL 23.12.2018, 20:15 | T.E. | 1,455 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."