Festat rrisin çmimet në tregjet e gjelbërta
ekonomi
Festat rrisin çmimet në tregjet e gjelbërta

Festat rrisin çmimet në tregjet e gjelbërta

Shkup, 23 dhjetor - Çmimet e pemëve dhe perimeve gjatë periudhës për festat e fundvitit, kanë shënuar një rritje të lehtë, por për qytetarët sigurisht që kjo ka një ndikim duke pasur parasysh standardin e ulët jetësor. Të anketuar nga TVM2, blerësit në tregun e Bit Pazarit shprehen se marrë parasysh të ardhurat mujore, gjithsesi ndikon në xhepin e tyre.

“Normale, për mua çmimet janë normale, ndërsa për standardin tonë janë pak të larta, duhet ta pranojmë janë çmimet të larta”…

“Çmimet mendoj që janë standard. Para populli nuk ka ajo është e gjitha”….

“Ka pak rritje të çmimeve, vërehet. Është e vështirë të përballohen këto për standardin tonë jetësor duke pasur parasysh rrogat, mirpo prap është e nevojshme të jetohet”, thanë Qytetarët.

Por tregëtarët shprehen se krahasur me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, çmimet nuk kanë lëvizur shumë. Tregëtarët ankohen për mungesë të blerësve.

“Çmimet janë të njejta nëse i krahasojmë me ato të vitit të kaluar. Tani dallimi është se jemi para vitit të ri, dhe ka një rritje të vogël. Ndërsa sa i përket punës, ka rënë shumë, dita ditës shkon duke rrënë, papunësi e madhe, të rinjët jashtë vendit”….

“Nuk janë shumë të shtrenja çmimet, por kur populli nuk ka para. 2000 denar merr ndihmë sociale i shkreti, çfarë do bëj me ato? Do paguaj ilaçe, rrymën dhe çfarë i mbetet. Jashtëzakonisht katastrofale”, thanë tregtarët.

Rritja e çmimeve aktualisht në këto tregje, nuk është shumë e lartë por pritet që të rriten edhe pak, marrë parasysh se cmimet gjithnjë pësojnë lëvizje sa më shumë që i afrohemi Festave.

© ZHURNAL 23.12.2018, 15:50 | T.E. | 1,103 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."