Angjushev: Në vitin 2019 do të aktivizohet çdo makineri ndërtimore
ekonomi
Angjushev: Në vitin 2019 do të aktivizohet çdo makineri ndërtimore

Angjushev: Në vitin 2019 do të aktivizohet çdo makineri ndërtimore

Shtip, 22 dhjetor - Zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike Koço Angjushev ka paralajmëruar një ofensivë të re ndërtimore dhe ka thënë se në vitin 2019 nuk do të ketë asnjë makineri ndërtimi të paangazhuar dhe se nuk do të mjaftojë numri i makinerive të ndërtimit që të punojnë në të gjitha projektet që do të hapen.

Në emisionin “24 analizë”, Angjushev përmendi objektivat e ekspansionit ndërtimor për vitin 2019. Ai tha se në mesin e tyre janë autostrada Kërçovë – Ohër, e cila do të fillojë të realizohet intensivisht dhe se aktualisht janë të hapura projektet për rrugët ekspres në Republikën e Maqedonisë si kurrë më parë.

Është duke u ndërtuar rruga kryesore Shtip – Radovish, Shtip – Koçan, Kumanovë – Kriva Pallankë, Gradsko – Prilep.

Sipas planit, siç theksoi zëvendëskryeministri, kur do të merren parasysh të gjitha këto ndërtime plus rrugët shtesë lokale edhe 86 rehabilitime të rrugëve ekzistuese, nuk do të mbetet asnjë makineri ndërtimi e paangazhuar.

 

“Nëse ne duam të rivendosim ndërtimin në nivelin që shifrat të jenë si në periudhën e Shkupit 2014, por në projekte fizibiliteti, ne në Republikën e Maqedonisë duhet të kemi një realizim ndërtimi prej 56 milionë eurosh në muaj në infrastrukturë, rrugë, fabrika, ndërtesa private. Vetëm këto projekte do të japin një realizim prej mbi 55 milionë eurosh në muaj dhe kësaj shifre do t’i shtohet edhe ndërtimet private. Kjo më bën të besoj dhe të argumentoj se në vitin 2019, ndërtimtaria do të jetë në një nivel shumë më të mirë”, tha Zëvendëskryeministri.

Në të njëjtën kohë ai theksoi se është e rëndësishme që në zgjerimin e ndërtimtarisë në vend projektet e ndërtimit të janë fizibile dhe jo fiktive.

“Nëse zgjedhim se duhet bërë diçka me çdo kusht, qoftë edhe shumë e shtrenjtë, ose të bëhet diçka që është mirë e strukturuar dhe me ekonomizim, unë gjithmonë do të vendos për këtë të fundit”, konkludoi Angjushev.

Më herët, Trajko Slavevski nga VMRO-DPMNE vlerësoi se qeveria aktuale ka treguar realizim të dobët në ndërtim, megjithëse ka gjetur projekte të cilat kanë qenë të filluara.

Ai shtoi se është shqetësues fakti se për fillimin e çdo aktiviteti ndërtimor në Maqedoni nevojiten gjashtë muaj apo dy deri në tre vjet përgatitje.

Në debatin e “24 analizë” merrnin pjesë edhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Branko Azeski, si dhe kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike Danela Arsovska.

© ZHURNAL 22.12.2018, 13:56 | T.E. | 2,809 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."