ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Zenko me prejardhje shqiptare në Lozovë të Shtipit, gjenë familjen e tij nga Malisheva

“Ajo që kërkoj unë nga jeta ime, Nuk mund të më plotësohet! Ta renovoj pak këtë shtëpizë, të stabilizohem! Me shëndet mirë jam, pas operacionit në sy! Po kam shumë dëshirë që të më vije në vizitë dikush i imi i familjes. I vetëm kam mbet! ç’të bëjë?! Vështirë e kam me

Screenshot_187.jpg

Shtip, 22 janar - “Ajo që kërkoj unë nga jeta ime, Nuk mund të më plotësohet! Ta renovoj pak këtë shtëpizë, të stabilizohem! Me shëndet mirë jam, pas operacionit në sy! Po kam shumë dëshirë që të më vije në vizitë dikush i imi i familjes. I vetëm kam mbet! ç’të bëjë?! Vështirë e kam me 2000 denarë në muaj. A të blej bukë, apo rrymë? Ja, prej tyre e marr rrymën me vite të tëra, ata të distribucionit as që duan të më kyçin në rrjet”, u shpreh Zenko.

Familja e tij është me origjinë nga Ostrazubi i Malishevës në Kosovë, dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, u largua nga vendlindja dhe mori rrugën për në Turqi.

Por, Familja Krasniqi përfundoi në Llozovë.

Zenko, nuk e di asnjë fjalë në shqip.

Prej 20 vjetësh, Zenko nuk ishte takuar me asnjë familjar.

Pasi u transmetua storja në TV21, që flet për jetën dhe gjendjen e Zejnelit, familjarët nga Ostrazubi i Kosovës e kanë njohur, dhe na kanë kontaktuar.

Ekipi ynë mori rrugën për Ostrazub.

“Prej Llozovës së Shtipit po udhëtojmë drejt Ostrazubit të Malishevës, atje po na presin familjarët e Zejnel Krasniqit për të na treguar rrëfimin e tyre se si u nda kjo familje.

Pas 3 orëve rrugë, mbërritëm tek shtëpia e familjes Krasniqi.

Familjarët e Zejnelit kanë dalë për të na pritur.

Në odë ishin mbledhur pleq e të ri, për të dëgjuar rrëfimin e Zejnelit.

Kryefamiljari, dhe më plaku i familjes, po na e tregon rrëfimin se si mbeti familja e ndarë.

Familja donte të dëgjonte më shumë informacione për jetën e Zejnelit, ndërsa kërkuan që kronikën tonë ta shohin edhe një herë.

Deri sa shikonin kronikën familjarëve ju rrjedhin lotët.

Familjarët kishin ardhur me një mini-bus.

Morëm rrugën për në Llozovë të Shtipit.

Ekipi ynë arriti më herët tek shtëpia e Zejnelit.

Si viteve tjera edhe sot Zejneli ishte i vetëm në shtëpi.

Po sa i treguan Zejnelit se familja është duke ardhur, ai menjëherë doli në oborr, dhe nuk e zinte vendi vend.

Pasi i përshëndeti të gjithë familjarët Zejneli i ftoi brenda familjarët.

Shtëpia iu mbush me familjarë, shumë prej tyre shikonin fotografit, e të parëve.

I ka marrë fotografitë dhe po ua tregon, të parët fotot që ka Zejneli nuk i ka familja Krasniqi në Kosovë.

Familjarët nga Kosova po e ftojnë Zejnelin që të kthehet dhe të jetoj në Ostrazub. Fatmir Krasniqi kushëriri thotë që na gëzon fakti që Zejnelin e gjetëm të gjallë.

Në këtë konak nuk u harrua as Lefterka, ku prej shumë vjetësh ishte kujdesur për Zejnelin.

Ai nuk harroi që ta ftoj atë në këtë gëzim familjarë.

Lefterka tregon se Zejneli shpesh herë i ka thënë se ka dëshirë ta takojë familjen.

Familja e Zejnelit nuk i harroi mirësitë që kishte bërë kjo zonjë për Zejnelin dhe i bënë një dhuratë.

Pasi u çmallën duhej të ndahen përsëri, familjarët nga Kosova po bëhen gati për të marrë rrugën e kthimit.

Zejneli me lot në sy i priti, me lot po i përcjell.

Para se të shkojnë po i tregojnë edhe njëherë Zejnelit vendin që e ka në Ostrazub.

Bënë foton e fundit bashkë para se të nisen.

Zejneli i përshëndeti, por doli edhe në rrugën kryesore për t’i parë edhe një herë.

Zejneli u kthye në shtëpi, i vetëm dhe i mërzitur.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.01.2018, 19:54  | T.E. | 37,040 i lexuar

 

 

 

VMRO: Me huamarrjet e reja, qeveria varfëron qytetarët

Shkup, 16 tetor - VMRO-DPMNE ka drejtuar kritika të ashpra në drejtim të ekzekutivit për huazimet e reja që po bëhen nga Ministria e Financave.

Nga kjo parti akuzuan qeverinë e udhëhequr nga LSDM, se duke pasuruar bashkëpunëtorët e ngushtë të saj, po e zhyt vendin dhe qytetarët në borxhe të reja me marrjen e huas prej 54 milionë euro. VMRO kërkon ndaljen e menjëhershme të këtyre huazimeve që, siç vlerësuan, shpenzohen në projekte joproduktive.

“Qeveria e LDSM-së i obligon qytetarët me 54 milionë euro të reja, para që do duhet të kthehen nga qytetarët dhe gjeneratat e ardhshme. Pos kësaj, Tevdovski dhe LSDM kanë planifikuar edhe një huamarrje tjetër në javët në vijim prej rreth 37 milionë euro, që do të thotë se huamarrja neto shkon në 17 milionë euro pa llogaritur këtu kamatën. Borxhi i përgjithshëm publik i Republikës së Maqedonisë në fund të kuartalit të dytë të vitit 2018 është 48.8% e PBB-së që paraqet rritje prej 0,6 për qind. Manipulimet e Zaevit dhe Tevdovskit se gjoja po nxjerrin nga borxhi shtetin, nuk kalojnë më tek qytetarët. VMRO-DPMNE kërkon menjëherë të ulen shpenzimet joproduktive dhe huamarrjet e mëdha, ndërsa njëkohësisht të zvogëlohet akciza për karburantet”,- tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.10.2018, 20:29  | T.E. | 201 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.