Vuçiç i kënaqur me vizitën në Kosovë: i rashë pash më pash krahinës tonë
kosova
Vuçiç i kënaqur me vizitën në Kosovë: i rashë pash më pash krahinës tonë

Vuçiç i kënaqur me vizitën në Kosovë: i rashë pash më pash krahinës tonë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka shprehur kënaqësinë për vizitën e zhvilluar në fundjavë në Kosovë, pasi sipas tij: “I rashë pash më pash krahinës sonë dhe bisedova me njerëzit, mësova personalisht hallet dhe problemet e tyre dhe tani e kam më të lëhtë për t’i zgjidhur”, tha Vuçiç i cituar nga B92.

 

Përveç Mitrovicës së Veriut, presidenti serb vizitoi edhe jugun e Kosovës, përkatësisht Graçanicën dhe Lipjanin.

 

Mediat serbe, gjatë ditës së vizitës së Vuçiç, jo pa qëllim theksuan se presidenti serb u shoqërua nga trupat speciale të Kosovës të ashtuquajturat “ROS”, të cilat cilësohen si më të përgatiturat në Ballkan.

“Njerëzit që më mirëpritën nuk ishin vetëm të partisë sime por nga të gjitha forcat. Di të them që secili më foli hapur dhe unë i falënderoj. Tani jam më i qartë se çfarë i shqetësojnë. Natyrisht ndoshta unë mund të zgjidh vetëm 10% të halleve të tyre dhe jo 90% të tyre por do të bëj atë që kemi mundësi”, tha Vuçiç. 

© ZHURNAL 22.01.2018, 17:53 | T.E. | 1,417 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."