Afrin, vazhdon operacioni i forcave turke
bota
Afrin, vazhdon operacioni i forcave turke

Afrin, vazhdon operacioni i forcave turke

Forcat e Armatosura të Turqisë, sëbashku me Ushtrinë e Lirë Siriane, prej tre ditësh vazhdojnë me operacionin ne Afrin që kontrollohet nga forcat kurde të PYD/PKK, në kuadër të Operacionit "Dega e Ullirit".

Në ditën e tretë të Operacionit "Dega e Ullirit", forcat turke kanë nisur një operacion edhe nga Azezi që gjendet në lindje të Afrinit. Ndërkohë avionët luftarak të forcave turke kanë goditur objektivat kurde në malin Burseja e cila ka një rëndësi strategjike për mbrojtjen e Afrinit. Edhe siç njoftojnë mediat në turqi edhe forcat kurde me predha, artilerike dhe raketore kanë goditur qendrën e qyteti Kilis dhe Azezin e kontrolluar nga opozitarët sirian.

Njësitë e forcave turke kanë kryer gjuajtje artilerike edhe ndaj pozicioneve të PYD/PKK në disa fshatra të qarkut Xhinderis. Poashtu u njoftua se forcat turke nën mbështetjen e Ushtrisë së Lirë Siriane kanë marrë 11 pika në hyrje të Afrinit nga rajonet veriore, veriperëndimore dhe perëndimore, si dhe janë shkatrruar 170 objektiva tëmilitantëve. Operacionin "Dega e Ullirit" forcat turke e filluan të shtunën me synim të marrin kontrollin nga forcat kurde të PYD/PKK-së në Afrin.

Sipas Shtatmadhorisë së Turqisë, operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve turq dhe rajonit, si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve. Operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë, ka njoftuar Shtatmadhoria e Turqisë.

Ushtria e Turqisë gjothashtu thekson se "rëndësi të madhe" është duke i dhënë mos dëmtimit të civilëve. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka kundërshtuar zërat që e përshkruajnë operacionet e forcave turke në Afrin si "operacione kundër kurdëve". Erdogan ka theksuar se Turqia nuk ka asnjë problem me kurdët, por në shënjestër ka vetëm parandalimin e korridorit terrorist.

Por Kurdët e Turqisë në Dijarbakir që është edhe qyteti më i madh i Turqisë juglindore kryesisht me popullsi kurde, kanë dënuar ashpër operacionin e ushtrisë turke, në rajonin verior të Sirisë, në Afrin duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndalojnë menjëherë operacionin.Për situatën në Siri me kërkesë të Francës do të diskutohet edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. 

© ZHURNAL 22.01.2018, 16:52 | I.XH | 3,823 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."