ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL
Lajme nga Maqedonia
Ministrat prapa "kuintave", Zaev në rolin kryesor
200_16.jpg

Shkup, 22 janar - Në opinion është krijuar opinion i përgjithshëm se Qeveria e Zoran Zaevit e cila tanimë ka marrë epitetin Qeveria reformatore po mbanë ministrat e saj prapa “kuintave”, ndërsa për të gjitha rezultatet e saj pavarsishtë se të cilës fushë janë në opinion paraqitet vetëm se kryeministri Zoran Zaev.

Analisti, Blerim Hyseni thotë se kjo nuk nënkupton centralizim por kjo sipas tij më shumë ka të bëjë me dëshirën dhe mënyrën e punës së secilit ministër në veçanti.

“Dikush zgjedh mënyrën e paraqitjes së shpesh para opinionit e ndonjë nga udhëheqësit e resoreve ska arrit ende të hyjë në thelbin e institucionit që udhëheq. Përveç kësaj jo të gjitha ministrit kanë peshën për paraqitje në opinion sepse nëse shohim në përveç kryeministrit të ekspozuar në opinion jo pak janë edhe ministri i punëve të jashtme, zvkryeministri për eurointegrime të cilët për fazën që po kalon Maqedonia vleresoj që janë më në interes të opinionit publik”, vlerëson për Zhurnal, Blerim Hyseni, analist.

Sipas tij, sigurisht që primatin duhet ta ketë kryeministri sepse ai është njeriu që ka barrën më të madhe për nxitjen e proceseve politike

Nga ana tjetër, gazetari dhe opinionisti Naim Sinani theksoi se transparenca në punën e qeverisë aktualisht mund të thuhet se nuk është në nivelin e duhur.

“Përveç kryeminsitrit Zoran Zaev dhe zv/kryeminsitrit për eurointegrime Bujar Osmani, anëtarët tjerë të qeverisë rrallëher i shohim të prononcohen para mediave. Kjo e bën qeverinë të centralizuar, pasi shumëherë ndodhë që kolegët gazetarë të marrin përgjigje refuzuese kur kërkojnë një prononcim, qoft nga ministra, zëvendësministra apo zyrtar tjerë, me arsyetimin se nuk kanë leje që të prononcohen për një temë të caktuar. Kur ministrat dhe zyrtarët tjerë refuzojnë të shfaen para mediave, te opinioni me të drjetë lind dyshimi se ata ose nuk punojnë, ose bëjnë punë jo transparente,  pasi opinioni ka të drejtë ta dij se si një digaster i caktuar i harrxhon paratë e buxhetit, apo se deri ku ka arritur puna me reformat e paralajmëruara në shum sfera e të ngjashme”, theksoi për Zhurnal, Naim Sinani, gazetar dhe opinionist.

Kur jemi te kjo temë, shprehet Sinani të theksojmë edhe faktin e mungesës së zëdhënësit shqiptar, pasi viteve të fundit  ka qenë praktikë që qeveria të ketë edhe zydhënës shqiptar, e që për momentin mungon.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.01.2018, 16:00  | D.J. | 2,587 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.
 
<