« KUR ZENKU DEMANTON VETVETEN » Kur "Lash Art Tetovë" sekretari Zenku, dëshiron të demanton mediat !
"Patrioti" Muhamed Zekiri ka kohë për vendosjen e luleve në Qendrës Memoriale të KAÇK..
« Inside » Kosova e painteresuar, refuzimi i kërkesave për transfer të të burgosurve me prapavi ..
Institucionet përgënjeshtrojnë Valmir Azirin dhe Ministrinë e Kulturës
Procesi i integrimit është i vështirë, sepse Ballkani Perëndimorë nuk po shkëputet nga e kaluara
100_34.jpg

Shkup, 22 janar – Mungesa e besimit reciprok midis vendeve të Ballkanit Perëndimor sipas shumë analisave të inistitucioneve relevanete të hulumtumit është një nga arsyet e mos koordinimit të mjaftueshëm të vendeve të rajonit sa i takon procesit të euro-integrimit, shkruan Zhurnal.

Njohësi i zhvillimeve politike në Maqedoni, Petrit Menaj thotë se procesi i integrimit është i vështirë sepse Ballkani Perëndimorë nuk po shkëputet nga lidhjet dhe bindjet e vjetra për ta mbajtur këtë pjesë të Evropës si vatër zjarri thjeshtë që elitat politike të dundojnë popujt e tyre dhe jo ti udhëheqin për një jetë më të mirë e cila realizohet me integrimin në BE.

“Mendoj se procesi i integrimit është i vështirë sepse Ballkani Perëndimorë nuk po shkëputet nga lidhjet dhe bindjet e vjetra për ta mbajtur këtë pjesë të Evropës si vatër zjarri thjeshtë që elitat politike të dundojnë popujt e tyre dhe jo ti udhëheqin për një jetë më të mirë e cila realizohet me integrimin në BE. Elitat politike në Ballknin Perëndimor janë të koruptuara dhe të ambjebtuara me këtë mënyrë të funksionimit të shtetit për ta përdorur shtetin në funksion te ibmnteresave të oligarkëve të rinjë të cilët janë kundër reformave për vendosjen në radhë të parë të drejtësisë”, thotë për Zhurnal, Petrit Menaj, analist.

Ai mendon se brenda secilit shtet, por dhe midis shteteve në Ballkanin Perëndimor politikanët e koruptuar, në pozitë apo opozitë në bashkëpunim me njëri-tjetrin e pengojnë procesin e integrimit në mënyrë të qëllimëshme, për ti shpëtuar drejtësisë.

Nga ana tjetër, hitoriani Arben Llalla thekson se ngecia për përparimin e proceseve për anëtarësim në NATO dhe BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë është si pasojë e polikës raciste të Greqisë e cila shfrytëzon pozicinet e saja.

“Pra, Greqia kërkon të luaj rolin e xhelatit duke kërkuar haraç apo diktuar politikën e sajë. Kjo nuk çonë në politikat e fqinjësisë së mirë midis këtyre vendeve. P.sh Maqedonia dhe Shqipëria kanë një politikë besimi dhe të fqinjësisë së mirë në përgjithësi duke respektuar njeri-tjetrin”, theksoi për Zhurnal, Arben Llalla, historian.

Sipas tij, edhe Serbia e lodhur nga luftrat po mundohet të rregulloj politikat e fqinjësisë së mirë, Mali i Zi ka marrëdhënie të shkëlqyera prej disa vitesh me Shqipërinë.

“Greqia është ajo që kërkon të diktojë politikata e saja raciste duke kërkuar që të plotësohen orekset e saj në kurriz të Maqedonisë dhe Shqipërisë”, nënvizon Llalla.

 

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.01.2018, 14:45  | D.J. | 1,578 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« KUR ZENKU DEMANTON VETVETEN » Kur "Lash Art Tetovë" sekretari Zenku, dëshiron të demanton mediat !
Besa e Bilall Kasamit mban Kongresin e parë
« Foto » Shtetasi turk humb jetën në aksident në rrugën Tetovë-Gostivar
Maqedonia prej nesër nën borë
« Zhurnal mëson » Nesër takohen Thaçi dhe Gashi, ja tema e bisedimeve!?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.