ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL
« Analizë » Fondet e BE-së për Maqedoninë, një histori papërgjegjshmërie
« INSIDE » Parkingjet - Komunikacioni akoma mbetet hall i madh i qytetarëve

 

Lajme nga Maqedonia
« Analistët » Nimic vjen në Shkup për të dëgjuar se çfarë thonë për propozimet e tij
nimic_7.jpg

Shkup, 22 janar - Ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara në kontestin rreth emrit, Metju Nimic, gjatë 10-të ditëve të ardhshme pritet të vizitoj Shkupin dhe Athinën, që të shqyrtoj këtë çështje, ka njoftuar televizioni grek ERT.

Televizioni grek nënvizoi se diplomati është “optimist dhe vlerëson se problemi për emrin e Maqedonisë mund të zgjidhet në 6 muajt ardhshëm”.

Ish Ambasadori i Maqedonisë në NATO, Nano Ruzhin për Zhurnal ka deklaruar se vizita e Nimic në Shkup, mund të jetë vizita e tij e fundit zyrtar para zgjidhjes së kontestit për emrin.

Ai shprehet se tanimë edhe Kryeministrat e dy vendeve janë të vendosur që ky kontest të merr epilog përfundimtar.

“Pa marrë parasysh protestave të djeshme në Greqi dhe Maqedoni, vlenë të theksohet se Athina dhe Shkupi janë në rrugën e duhur për të zgjidhur kontestin historik rreth çështjes së emrit. Edhe Cipras edhe Zaev tanimë janë të vendosur që këtë çështje ta zgjidhin, sepse çdo stërzgjatje e kësaj situate mund të sjellë komplikim të së njejtës. Ky proces duhet të përfundon deri në fundin e muajit shkurt.  Vizita e Nimic nuk mund të cilësohet si e fundit në Ballkan, por mund të thuhet si vizita e fundit zyrtare sidomos në Shkup. Tanimë pritet që anët të merren vesh me shpresë që edhe Maqedonia edhe Greqia të thonë PO-në e shumëpritur. Mendoj se termi Maqedoni do të qëndron në propozimin e Nimic”, ka deklaruar për Zhurnal, ish Ambasadori i Maqedonisë në NATO, Nano Ruzhin.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev thotë se beson se zgjidhje mund të ketë, por ka refuzuar të japë detaje nga propozimi i ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic, gjatë bisedimeve të mërkurën në Nju Jork me negociatorët e dy vendeve.

“Për thelbin e propozimit, për bisedimet, për kornizës e zgjidhjes së kontestit që është dorëzuar nuk do të doja të flas publikisht, që të mos prishim gjasat që ekzistojnë. Procesi është transparent dhe ne dëshirojmë që të kemi konsensus nacional për këtë çështje, dhe zgjidhjen qytetarët në fund ta miratojnë me referendum. Unë jam i bindur se mund të gjejmë zgjidhje, sikur ne të kemi kujdes për interesat e palës grek dhe ajo të ketë kujdes interesat tona”, ka deklaruar Zaev

Politologu Deniz Memedi për Zhurnal thotë se pas rifillimit të bisedimeve në New York dhe pas përcjelljes së ideve deri tek negociatorët e të dy shteteve, ndërmjetësuesi sigurisht që ka për qëllim të mësojë klimën aktuale në lidhje me pakon e ideve që ka propozuar javën e kaluar dhe varësishtë prej saj të ketë edhe pëgatitjet për takimin e radhës.

“Është shumë herët të bisedohet për propozime finale për tejkalimin e problemit nga shkaku se vetëm se është realizuar takim i parë i palëve pas një pauze të gjatë. Hetohet edhe optimizmi i rezervuar bazuar nga deklaratat e fundit të lidershipit të qeverisë së Maqedonisë në krahasim me optimizmin pompozë të 2017'tës. Si duket tani janë duke hetuar kompleksitetin e problemit, për këtë arsye edhe deklaratat për aspektin kohor të zgjidhjes së problemit janë të rezervuara”, ka deklaruar për Zhurnal, politologu Deniz Memedi.

Ndryshe, të mërkurën e kaluar në Nju Jork u rikthyen bisedimet për kontestin mes Shkupit dhe Athinës për emrin e Maqedonisë. Negociatat e reja me ndërmjetësimin e diplomatit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Mejtu Nimic, erdhën pas takimeve intensive mes zyrtarëve të dy shteteve dhe gatishmërisë së tyre për gjetjen e një kompromisi për mbylljen e kontestit, i cili daton që nga pavarësia e Maqedonisë, në vitin 1991.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij javën e kaluar në Shkup,  ka thënë se për anëtarësimin e Maqedonisë në këtë mekanizëm, nuk ka “plan B”. Sipas tij, Maqedonia duhet të zgjidhë kontestin me Greqinë për çështjen e emrit, dhe më pas të bëhet pjesë e aleancës veri-atlantike.

“Nuk ekziston ndonjë mundësi tjetër që Maqedonia të anëtarësohet në NATO pa e zgjidhur problemin që ka me Greqinë për çështjen e emrit dhe kjo është theksuar qartë. Fillimisht kjo u theksua në samitin e NATO-s në vitin 2008 dhe e njëjta gjë u ritheksua dhe në samitin e Uellsit dhe atë në Varshavës në 2014. Nuk ka plan tjetër për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, përpos zgjidhjes së problemit të emrit që ka Maqedonia me Greqinë”, tha Stoltenberg.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.01.2018, 13:30  | Xh.I. | 1,730 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.
 
<