2018-ta, vit i rëndë për sektorin e ndërtimtarisë
ekonomi
2018-ta, vit i rëndë për sektorin e ndërtimtarisë

2018-ta, vit i rëndë për sektorin e ndërtimtarisë

Shkup, 21 dhjetor - Komuniteti i biznesit kërkoi nga Qeveria që sa më shpejtë të miratohen ndryshimet në Ligjet mbi planifikimin urban dhe Ligjin për ndërtim. Me këtë do të tejkalohet një problem i madh, që është bllokimi i tashmë planeve të detajuara urbanistike të miratuara.

Nga ministri i transportit, Goran Sugareski, Odat Ekonomike kërkuan që në tenderë të futet klauzolë që do të kërkohej nga investitorët e huaj që ndërtojnë të blejnë materiale ndërtimi nga vendi ynë dhe të bashkëpunojnë me nën-kontraktorët e brendshëm.

T’i zgjidhim problemet që janë krijuar dhe të kemi sukses në vitin 2019.Për shkak se viti 2018 është një vit i zi për sektorin e ndërtimit “- tha Ivica Jaqimovski  nga LOE.

Ligji për Planifikimin Urban është në fazën përfundimtare dhe hyn në procedurë qeveritare. Konsultimet e fundit do t’i bëjmë dhe pastaj do të hyjë edhe në procedurë parlamentare”- pohoi Goran Sugareski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

© ZHURNAL 21.12.2018, 18:23 | T.E. | 2,385 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."