ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL
Medicina
Gabimet që i bëni në dietën tuaj
bestdiets-dieting-for-sacrifice.jpg

Gjithmonë në dietë por nuk bie nga pesha.

 

Ku është gabimi? Ndoshta pikërisht te regjimi strikt, pasi nuk funksionojnë sepse ushqimi është edhe kënaqësi.

 

Kështu thotë një nutricionist i universitetit të Firences, Lucia Baçiottini, i cili shpjegon se agjërimi apo heqja dorë nga disa kategori ushqimesh si produktet e qumështit apo mishi, yndyrnat apo gluteni, i bën keq trupit dhe trurit dhe jo gjithmonë ndihmon të gjen linjat e tua.

 

“Dietat strikte të bëjnë më keq pasi kemi nevojë të provojmë të hamë çfarë na pëlqen. Kush e mohon një gjë të tillë për një kohë të gjatë ndoshta dhe dobësohet, por rrezikon të “fiket”, dhe nuk mund të provojë emocione pozitive”, thotë Luca.

 

Heqja dorë pa justifikime dhe e zgjatur, shkaktojnë mangësi dhe çregullime. “Intolerancat janë sinjale të një fiziku që nuk arrin të menaxhojë mirë ushqimet e shëndetshme dhe të padëmshme pse se është kequshqyer për shkak të zgjedhjeve të pakuptimta, që kanë ndryshuar florën bakteriale të zorrëve”, vijon më tej nutricionisti.

 

Ai thotë se nuk duhet rënë në kurthin e regjimeve për “tu pastruar” që shpesh joshin femrat që janë të dobëta. “Për t’u dobësuar shëndetshëm duhet të kuptosh vlerat pozitive të të gjitha ushqimeve, joindustriale, dhe të mos përjashtoni asnjë. Sekreti i një diete është tek racioni i përshtatshëm dhe ushqimet ‘që të rrezikojnë’ nga çokollata te pica, janë rrallë në tavolinë. Kështu duke shkaktuar varësi, por japin kënaqësinë për të cilën kemi nevojë”, përfundon ai.

 

Këto janë gjashtë gabimet që bëjmë:

 

Dietë mjaft drastike

 

Beson te detoksifikimi 

 

Të biesh në kurthin e dietave të modës

 

Mendon se agjërimi është vendimtar

 

Bindni veten se keni ndonjë intolerancë

 

Të shohësh ushqimin si diçka që të bën keq

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.01.2018, 12:47  | Z.H. | 1,108 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.
 
<