Ministria e Bujqësisë e hapur për takime me kultivuesit e dhenve
ekonomi
Ministria e Bujqësisë e hapur për takime me kultivuesit e dhenve

Ministria e Bujqësisë e hapur për takime me kultivuesit e dhenve

Shkup, 19 dhjetor – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) sot pasdite njoftoi se do t’i shqyrtojë kërkesat e kultivuesve të dhënëve të cilët për nesër paralajmëruan protestë të qetë.

MBPEU, siç informon, është e hapur edhe për takime me barinjtë.

 

“Gjatë periudhës së fundit kemi realizuar disa takime me kultivuesit e dhenve, me qëllim që të dëgjohen të gjitha propozimet që i kanë dhe problemet me të cilat po ballafaqohen. Vazhdimisht jem duke punuar për zhvillimin e kësaj dege blegtorale”, thonë nga Ministria.

Kultivuesit e dhenve për nesër në ora 10 paralajmëruan protestë të qetë para Ministrisë së Bujqësisë për shkak, siç kumtuan gjendjes alarmante në blegtori.

© ZHURNAL 19.12.2018, 19:37 | T.E. | 2,503 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."