Puna në ambiente të hapura, 40% e punëtorëve punojnë në kushte të pafavorshme
ekonomi
Puna në ambiente të hapura, 40% e punëtorëve punojnë në kushte të pafavorshme

Puna në ambiente të hapura, 40% e punëtorëve punojnë në kushte të pafavorshme

Shkup, 17 dhjetor - Në temperatura ekstreme të larta dhe në ajër të ndotur, një numër i konsiderueshëm i punëtorëve punojnë në ambiente të hapura duke rrezikuar shëndetin për të siguruar ekzistencën. Qendra për demokraci ekologjike “Florizon” bën të ditur se 40% prej punëtorëve punojnë në kushte jo të favorshme klimatike dhe kërkojnë rregullore të re dhe kushte më të mira për punë në ambient të hapur.
 
“Në kushte të mosprecizimit të akteve nënligjore përmes të cilave do aplikoheshin standarde, ligji lë hapësirë për manipulim dhe moszbatim të të drejtave që u takojnë punëtorëve. Praktika momentale ndikon negativisht në buxhetin nacional të shëndetësisë, rezulton me humbje permanente të fuqisë punëtore dhe rritjen e numrit të humbjeve të jetëve të punëtorëve gjatë procesit të punës”,- u shpreh Kiril Ristovski nga Qendra për demokraci ekologjike “Florizon”.
 
“Të përpilohet regjistër i sëmundjeve profesionale, sepse sipas rregullores ekzistuese, ka vetëm 7 profesione të pranuara. Po ashtu duhet të ketë të dhëna të sakta se në cilën industri paraqiten rreziqet profesionale dhe të merren masa konkrete për uljen e pasojave”,- tha Marina Pureova Cvetkova nga Qendra për demokraci ekologjike “Florizon”.
 
Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale premtojnë se vitin e ardhshëm do të avancohet korniza ligjore.
 
“Do të fillojnë aktivitete më intensive për avancimin e kornizës ligjore e cila do përfundojë me përgatitjen e një ligji të ri, apo me ndryshime të mëdha në këtë aspekt”,- theksoi Darko Dojçinovski nga MPPS.
 
Edhe OJQ-të vlerësojnë se shumë sëmundje profesionale nuk janë të regjistruara dhe kërkojnë reforma urgjente në këtë sferë.
© ZHURNAL 17.12.2018, 15:38 | D.J. | 2,209 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."