Kammenos: E di se kush e mendoi “Maqedoninë Veriore”
maqedonia
Kammenos: E di se kush e mendoi “Maqedoninë Veriore”

Kammenos: E di se kush e mendoi “Maqedoninë Veriore”

Shkup, 16 dhjetor - Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos përsëriti kundërshtimin tij ndaj marrëveshjes së Prespës duke i bërë thirrje Presidentit Prokopis Pavlopulos të thërrasë këshillin e liderëve politikë dhe të shfuqizojë marrëveshjen nëse ajo “nuk e mbron Greqinë nga irredentizmi i fqinjit të saj verior”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kammenos gjithashtu tha se partia e tij, Grekët e Pavarur Demokratikë do të largohen nga koalicioni me “Syriza” dhe se ministrat e tij do të jepnin dorëheqjen, por shtoi se nëse Demokracia e Re kërkon votëbesimin e qeverisë, ai nuk do të votojë për të.

“Marrëveshja për emrin e ndau vendin dhe kishte një ndikim negativ”, këmbënguli Kammenos.

Kammenos sulmoi gjithashtu ish-ministren e Jashtme dhe deputeten e Demokracinë e Re, Dora Bakoyannis, motrën e liderit të opozitës Kiryakos Mitsotakis, duke thënë se emri “Maqedonia Veriore” ishte “produkti i saj”. Ai gjithashtu kritikon ish ministrin e jashtëm Nikos Kotzias, i cili nënshkroi marrëveshjen e Prespës gjatë kësaj vere.

© ZHURNAL 16.12.2018, 16:47 | D.J. | 9,885 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."