Kostadinov: I dhamë fund dënimeve represive politike
maqedonia
Kostadinov: I dhamë fund dënimeve represive politike

Kostadinov: I dhamë fund dënimeve represive politike

Shkup, 16 dhjetor - Zëdhënësi i partisë në pushtet LSDM, Kostandin Kostadinov tha se qeveria ka ulur dënimet deri më 75 për qind.

“I dhamë fund dënimeve represive politike. Nuk ka keqpërdorime, arbitraritet dhe abuzime mbi kompanitë dhe qytetarët”, tha Kostandinov.

Ai shtoi se me politikën e re të dënimeve Maqedonia shëndrohet në shtet i së drejtës e cila funksionon sipas rregullave evropiane.

Ai tha se ligji i ri së shpejti do të hyjë në procedurën kuvendore. Dhe ai u bëri thirrje të gjithë deputetëve të kyçen në proces, dhe së bashku të sigurojnë një politikë të dënimeve proporcionale në interes të bizneseve dhe qytetarëve.

© ZHURNAL 16.12.2018, 16:45 | D.J. | 836 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."