Mungon kuadri në klinikën e Transfuziologjisë për pastrimin e gjakut te foshnjave
maqedonia
Mungon kuadri në klinikën e Transfuziologjisë për pastrimin e gjakut te foshnjave

Mungon kuadri në klinikën e Transfuziologjisë për pastrimin e gjakut te foshnjave

Shkup, 16 dhjetor - Maqedonia nuk ka kuadër mjekësor të cilët bëjnë pastrimin e gjakut të foshnjës në barkun e nënës nëse ajo ka komplikime shëndetësore. Rastet e tilla që paraqiten në Maqedoni detyrohen të dalin jashtë shteti për të kryer këtë trajtim, në të kundërtën foshnja në shumë raste përfundon edhe në mënyrë fatale. Të gjithë mjekët e specializuar për këtë gjë janë transferuar nëpër spitale private ndërkaq kuadro të ri të interesuar për këtë specializim nuk ka. Nga Klinika e Transfuziologjisë thonë se edhe interesimi i shtatzënave është i ulët për pranimin e terapisë e cila parandalon këtë anomali.

Numri më i madh, apo rreth 60%  ose nuk kanë pranuar assesi profilaksë gjatë ose pas shtatzanisë  ose janë trajtuar në mënyrë jo adekuate. Më i vogël është numri i atyre që nuk janë trajtuar në mënyrë adekuate. 33:00 Tek bebja, pasojat për fat të keq mund të jenë edhe fatale.  Derisa gjatë shtatzanisë, sasia e antitrupave rritet shumë shpejtë atëherë mund të çojë deri në vdekje. Në numrin më të madh të rasteve arrijmë ta çojmë shtatzaninë deri nga java e 32-33 më pas lindje e parakohshme me trajtimin e tyre në inkubator, atëherë tek foshnja paraqitet sëmundja e hemolitisë tek të sapolindurit dhe si pasojë e kësaj nuk ka mjaftueshëm gjak. Mund të përfundojë me simptome të mëdha dhe të kalojë me fototerapi ndonjëherë edhe me transfuzion të foshnjës”.

Në nivel vjetor në Klinikën për Transfuziologji shkojnë për kontroll  rreth 2500 deri në 3000 gra shtatzëna për përcaktimin e grupit të gjakut, pasi kjo anomali shkaktohet kreysisht te shtatëzënat që ose ato ose partneri i tyre RH faktorin e kanë negativ.

© ZHURNAL 16.12.2018, 16:01 | T.E. | 955 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."