Marrëvreshja e Prespës, Ruzhin: Pritet epilog pozitiv nga të dyja palët
maqedonia
Marrëvreshja e Prespës, Ruzhin: Pritet epilog pozitiv nga të dyja palët

Marrëvreshja e Prespës, Ruzhin: Pritet epilog pozitiv nga të dyja palët

Shkup, 16 dhjetor - Në periudhën e finalizimit të Marrëveshjes së Prespës, vendi ka  nevojë për një politikëbërje më vigjilente dhe deklarata të matura, thotë për TVM2 ish ambasadori Nano Ruzhin.
 
Sipas tij pushteti duhet të jetë i matur në  deklarata  përshkak  të keqpërdorimeve  eventuale nga pala greke dhe  me këtë të prodhohet efekt negativ.
 
Pakënaqësitë  vijnë nga partitë e vogla që janë kundër marrëveshjes, por ne duhet të përqëndrohemi tek qëndrimi zyrtar, sugjeron, Ruzhin. 
 
“Për fat të keq deklaratat e tilla i shfrytëzojnë  kundërshtarët e Marrëveshjes së Prespës  sepse mundohen të gjejnë arsyen më të vogël për të shpërqëndruar opinionin në drejtim negativ. Pavarësisht së cka thuhet,  bëhet fjalë për keqkuptime epizodiale dhe mendoj se të gjithë  e dimë se Marrëveshja është para fazës së fundit dhe ne duhet të kemi parasysh vetëm qëndrimin zyrtar. Ne duhet të mendojmë për efektin pozitiv”, u shpreh ish ambasadori Nano Ruzhin.
 
Edhe përkundër mospajtimeve, shumica parlamentare në Greqi është  siguruar  për ti thënë PO marrrëveshjes thotë Ruzhin.
 
Ai madje vlerëson se probleme të përafërta kemi edhe tek ne, por është i sigurt se me 15 janar do të përfundojë me sukses  çështja në parlamentin tonë. 
 
“Unë jam optimist dhe jam i bindur se Marrëveshja e Prespës do të shëndërrohet në ndryshime kushtetuese, të miratuara në Republikën e Maqedonisë dhe më pas e njëjta marrëveshje  në parlamentin grek”, theksoi Ruzhin.
 
Zërat për të kundërshturn Marrëveshjen e Prespës në palën greke u shtuan pas deklaratës së kryeministrit Zaev se në Greqi ka maqedonas dhe mund të mësohet gjuha maqedonase.
 
Por burimet qeveritare greke kanë bërë të ditur se amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë janë në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Prespës.
 
Sipas tyre, kontestues ka qenë paragrafi 3 i nenit 49, më saktësisht pjesa në të cilën thuhet se shteti kujdeset për “popullin maqedonas i cili jeton në vendet fqinje”.
 
Me versionin e ri, në vend të “popullit maqedonas” shkruan “diaspora” e cila nuk është kontestuese për Greqinë.
© ZHURNAL 16.12.2018, 17:00 | D.J. | 942 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."