Zhitoshë, mungojnë kushtet elementare në shkollë
maqedonia
Zhitoshë, mungojnë kushtet elementare në shkollë

Zhitoshë, mungojnë kushtet elementare në shkollë

Zhitoshë, 16 dhjetor - Mungesa e kushteve elementare në shkollat fillore në Zhitozhë të Komunës së Dollnenit, sfidë për arsimtarët dhe nxënësit. Banka dhe karrige të thyera, myk, dysheme e kalbur, papastërti dhe tualete të tmerrshme i shoqërojnë nxënësit çdo ditë në Shkollën Liria në Zhitoshe.

Në gjendje të mjerueshme vazhdon të mbetet objekti i shkollës Liria në Zhitozhë, në Komunë të Dollnenit. Siç e patë edhe vetë, pamjet e banjës të cilën e shfrytëzojnë nxënësit janë shumë të këqija, njëjtë sikur se ishin para një viti, kur ekipi i Televizionit Alsat, e vizitoi këtë objekt shkollorë.

 

Arsimtarët thonë se e kanë të vështirë të zhvillojnë mësimin në këto kushte. Mësimdhënësi Alit Jusifi i bën apel Ministrisë së Arsimit që të ndërmerr masa konkrete për përmirësimin e kushteve.

Kushtet siç i shihni edhe vetë. Nuk janë aq të mira. E lusim Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës që të na vizitoj një herë, të na jep pak përkrahje, të rregullohen bankat dhe karriget sepse kemi nevojë për një renovim. Po nxënësit ankohen- thotë Alit Jusufi – Arsimtar në shkollën Liria në Zhitozhë.

Kreu i Komunës së Dollnenit Xhemil Qamili thotë se problemet e Shkollave janë trashëguar. Thotë se ka projektet gati, ndërsa pret ndihmë nga Ministria e Arsimit dhe donacione tjera. Në rast se Ministria nuk ndihmon, ai thotë se renovimet do t’i bëjë me buxhet të Komunës por pa dhënë afat konkret.

Kushtet i keni parë ju edhe vetë, nuk janë të lakmueshme por mendoj se mësimi sadopak ka kushte minimale që të mund të zhvillohet mësim në atë shkollë. 21-40 Ne kemi hasur në një gjendje kaotike këtu. Shkollat e Dollnenit i gjetëm me mbi 850 mijë euro borxh. Mos flasim për borxhin total të Komunës- deklaroi Xhemil Qamili – Kryetar i Komunës së Dollnenit.

 

Në Ministrinë e Arsimit heshtin. Nga ky dikaster nuk përgjigjen në pyetjet e Alsat nëse janë të vetëdijshëm për kushtet në të cilat zhvillohet mësimi fillor në shkollat e Komunës së Dollnenit dhe nëse do të ndërmarrin diçka për përmirësimin e kushteve.

© ZHURNAL 16.12.2018, 16:00 | T.E. | 902 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."