Mjetet piroteknike dhe rreziku nga përdorimi i tyre
maqedonia
Mjetet piroteknike dhe rreziku nga përdorimi i tyre

Mjetet piroteknike dhe rreziku nga përdorimi i tyre

Shkup, 16 dhjetor - Festat e fundviti mbush tezgat e tregjeve me numër të madh të fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike. Nëpër rrugët e qytetit vazhdimisht dëgjohen shpërthime të pushkaliqeve dhe fishekzjarrëve, në të shumtën e rasteve personat që i shpërthejnë janë të miturit, duke mos mbajtur llogari për rrezikun që iu kanoset. Qytetarët e anketuar nga Alsat shprehen kundër shitjes dhe përdorimit të këtyre mjeteve piroteknike.

 

“Ato janë shumë të rrezikshme, nuk duhet të përdoren. Ka shumë raste, çdo vit ka raste që lëndohen dhe këto janë të dëmshme për shëndetin dhe sigurinë.”

 

“Fëmijët e kanë gëzimin e tyre por nuk është punë e mirë. Janë shumë të rrezikshme.”

 

“Janë të rrezikshme, ata që nuk dinë ti përdorin mund të lëndohen. Nuk preferohen të përdoren. 01:24- Një pjesë e njerëzve nga ajo jetojnë por mos të jetë shitja masovike.”

 

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Shkup apelojnë që qytetarët t’i shmangen përdorimit të mjeteve piroteknike. Kërkojnë nga qytetarëve që t’i denoncojnë shitësit dhe përdoruesit e mjeteve piroteknike.

 

Sektori për Punë të Brendshme – Shkup

 

“Me qëllim sigurinë e përgjithshme në shoqëri dhe mbajtjen e rendit si dhe me qëllimin që qytetarët festat e fund vitit ti kalojnë në qetësi, Sektori për Punë të Brendshme-Shkup tashmë tradicionalisht do organizoj fushatën “Viti 2019 i sigurt dhe i lumtur- pushkaliqet nuk janë lodra”.

 

Edhe mjekët apelojnë që qytetarët të qëndrojnë larg përdorimit të mjeteve piroteknike në mënyrë që të shmangin lëndimet e mundshme.

Tashmë në vitet e fundit ka kampanja për rreziqet e përdorimit të mjeteve piroteknike, mjetet plasëse dhe materiale tjera piroteknike prandaj unë dua edhe një herë ti rikujtoj të gjithë shikuesit se këto mjete nuk duhet të përdoren- thotë mjekja Sofija Pejkova.

Ligji për prishjen e rendit dhe qetësisë publike thotë se secili person i pa autorizuar që gjuan me armë zjarri, që përdor mjete piroteknike apo eksplozive të ngjashme dhe në këtë mënyrë prish rendin dhe qetësinë publike të qytetarëve do dënohet me gjobë prej 200 deri 500 euro në vlerë denari.

© ZHURNAL 16.12.2018, 15:59 | T.E. | 578 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."