TOP 100 kompanitë shqiptare që reklamohen në mediat maqedonase!
maqedonia
TOP 100 kompanitë shqiptare që reklamohen në mediat maqedonase!

TOP 100 kompanitë shqiptare që reklamohen në mediat maqedonase!

Shkup, 16 dhjetor - Mediat shqipe në Maqedoni vazhdojnë të përballen me një krizë të madhe financiare shkaku injorimit të bizneseve shqiptare. Nga njëra anë mediat shqiptare diskriminohen edhe nga institucionet shtetërore nga ana tjetër edhe nga vet bizneset shqiptare që konsiderohen si TOP 100 për vitin 2018.

Shumë kompani shqiptare, që produktet e tyre i shesin 100% shqiptarëve sërish gjejnë hapësirë reklamimi në mediat maqedonase, një praktik të tillë gati se çdo kompani e praktikon ku ende arsyet janë të paqarata.

Mediat elektronike shqiptare në Maqedoni janë shumë më të fuqishme se sa mediat maqedonase, shkaku se tregu shipfolës është shumë mi madh se sa mediat maqedonse, pasi mediat shqipe lexohen edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi.

Një praktik e hidhur ndodh me kompanitë shqiptare se ata gjithnjë nuk kanë nevojë për reklamim nëse ju drejtohet një media shqiptare, por nëse atij i drejtohet një media maqedonase ai gjenë mundësinë dhe reklamohet.

Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore nuk ka pasur asnjë inicativë bashkëpunimi mes mediave dhe kompanive të fuqishme, edhe pse mediat shqipe gjithnjë kanë qenë një dritare promovuese për gjithë prodkutet dhe bizneset shqiptare.

Ndryshe sot  Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore  shpalli TOP 100 kompanitë më të suksesshme shqiptare në Maqedoni. Ky manifestim realizohet për herë të tetë dhe bën përzgjedhjen e kompanive më të fuqishme që gjatë vitit të kaluar kanë realizuar sukses në bazë të pesë indikatorëve kryesorë, siç janë: qarkullimi vjetor,  neto fitimi, numri i të punësuarve, investimet dhe ROE (kthimi i kapitalit).

TOP 100 dëshmon se sa kompanitë janë të guximshme të rrezikojnë shumëçka per të arritur deri tek numrat që pasqyrojnë suksesin, ky i cili ka impakt direkt në ekonominë e shtetit. Edhe pse jo çdoherë marrin mbështetjen e duhur nga institucionet e shumta në vend, ato me profesionalizëm dhe etikë arrijnë deri tek pikësynimet e tyre. Niveli i suksesit mund të arrijë kulminacionin vetëm me bashkimin e forcave– u shpreh Nebi Hoxha.-, Kryetar i OEMVP-së. (TetovaSot)

© ZHURNAL 16.12.2018, 15:51 | B.M. | 2,516 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."