Nedellkovski më 17 janar do të paraqitet në gjykatë
maqedonia
Nedellkovski më 17 janar do të paraqitet në gjykatë

Nedellkovski më 17 janar do të paraqitet në gjykatë

Shkup, 16 dhjetor - Gazetari kontrovers Milenko Nedellkovski më 17 janar vitin e ardhshëm do të ulet në bankën e të akuzuarve për përhapje të gjuhës së urrejtjes.

Ai ndiqet penalisht për material racist dhe ksenofobik, në lidhje me komentin e tij në rrjetin social Fejsbuk ku tallej me zjarret në Athinë, Greqi.

Kundër Nedellkovskit është dorëzuar akt-akuzë dhe i kërcënohet dënim me burg prej një deri në pesë vjet.

© ZHURNAL 16.12.2018, 14:21 | T.E. | 2,654 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."