Edhe katër të lënduar në aksidentin në Serbi janë në rrezik jete
maqedonia
Edhe katër të lënduar në aksidentin në Serbi janë në rrezik jete

Edhe katër të lënduar në aksidentin në Serbi janë në rrezik jete

Leskovc, 16 dhjetor - Katër udhëtar janë në rrezik për jetë, ndërsa vetëm njëri prej viktimave është identifikuar, pas aksidentit të rëndë që ka ndodhur dje në orën 1.40 pas mesnate, para hyrjes në Leskovc, Serbi, ku është rrokullisur një autobus me targa të Maqedonisë.

Nga MPJ kanë njoftuar se katër nga udhëtarët e lënduar janë me lëndime të rënda dhe për shkak rrezikut për jetën e tyre janë dërguar në Qendrën Klinike në Nish.

Nga MPJ rikonfirmojnë se tre perona kanë humbur jetën ndërsa 32 janë të lënduar.

“Deri për momentin është identifikuar vetëm një viktimë, burrë i moshës 68 vjeçare. Kemi konfirmim edhe për dy gra që kanë humbur jetën por ata nuk janë identifikuar ende”, kanë thënë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

© ZHURNAL 16.12.2018, 13:56 | T.E. | 5,718 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."