Partia liberal demokratike mban Asamble zgjedhore
maqedonia
Partia liberal demokratike mban Asamble zgjedhore

Partia liberal demokratike mban Asamble zgjedhore

Shkup, 16 dhjetor - Partia liberale-demokratike sot do ta mbajë Asamblenë e shtatë zgjedhore, në të cilën anëtarët e partisë do të votojnë për kryetarin dhe për sekretarin e përgjithshëm të partisë.

Për funksionin kryetar janë nominuar tre kandidatë edhe atë: Goran Milevski, i cili deri më tani e kryen këtë funksion, kolegia e tij nga Parlamenti Nikica Korubin, anëtare e Këshillit ekzekutiv të PLD-së, Mirko Spirovksi, anëtar i Këshillit qendror të partisë.

Për funksionin, sekretar i përgjithshëm i PLD-së është kandiduar Bobi Mojsoski, anëtar i Këshillit qendror të partisë .

Në pjesën qendrore, fjalim do të kenë përfaqësues të Aleancës së liberalëve dhe demokratëve nga Evropa, nga partitë simotra dhe nga Internacionalja liberale. Në këtë pjesë fjalim do të ketë edhe kryetari aktual i PLD-së, Goran Milevski,

Në Asamble janë ftuar edhe përfaqësues nga të gjitha partitë politike në Republikën e Maqedonisë.

© ZHURNAL 16.12.2018, 13:53 | T.E. | 798 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."