RAST SOCIAL Amrën 10 vjeçe nuk e zë gjumi me barkun bosh, kujdeset edhe për nënën e sëmurë
maqedonia
Rast social Amrën 10 vjeçe nuk e zë gjumi me barkun bosh, kujdeset edhe për nënën e sëmurë

Rast social Amrën 10 vjeçe nuk e zë gjumi me barkun bosh, kujdeset edhe për nënën e sëmurë

Shkup, 16 dhjetor - “Nuk më ze gjumi, mbulohem me batanije dhe qaj, se jamë e uritur”, tha Amra Zeqiri. Amra 10 vjeçe  nuk qan për lodra po qan për bukë. E zë gjumi duke qarë përbukë. Nëna e Amrës, Flora tregon se e ka vështirë të shohë vajzën e cila mundohet të flejë pa ngërnë asgjë.  “Ndonjëherë i them çikës mos u mërzit se do vij babi dhe do të na bjerë.

Do të punojë në pazar dhe do të na bjerë, ndonjëherë fqinja nga lart që është vjen dhe na dhuron ushqim”, tha Florina Zeqiri. Amra e vogël përveç se ka hallin e ushqimit, ajo bën edhe punët e shtëpisë. I ndihmon nënës së saj e cila është e sëmurë, dhe nuk mund të lëvizë. Nëna e Amrës prej disa muajsh ka mbetur e gjysmë e paralizuar. Një ditë shëtitje me familjen, rezultoi të jetë fatale për Florën.

“Shkuam atje dhe ishte një si urë, kishte dëshirë vajza të shikojë, nga lartësia na kërkoi që ta hypim mbi urë. Në momentin që e hypëm mbi urë, unë isha me shapka vajzën e kisha për dore vajzën e shtyva mos të bjerë dhe vetë rashë poshtë nga 7 metra lartësi”, tha Florina Zeqiri. Shenoll Zeqiri është i zoti i shtëpisë, ai punon në tregun e gjelbër dhe mundohet aq sa mundet por shpesh kthehet vetëm me 100 denarë në ditë. Thotë se sa rëndë e ka, nuk mund ta përshkruaj me fjalë.

“Rëndë është shumë nuk mund ta mendosh, e para për ushqim e dyta me sëmundje, edhe vajza edhe gruaja. Vajza ka probleme me veshkat. 00 45 Dy vjetët e fundit më shumë nëpër spitale edhe ato të holla që i kisha edhe ato i harxhova. 01 57 …. Asgjë nuk dua tjetër veç për vajzen dhe gruan se për mua nuk ka rëndësi, tha Shenoll Zeqiri. Familja tre antarëshe nuk merr ndihmë sociale, jetojnë me qira në Tetovë. Qiraja kushton 120 euro në muaj, ndërsa tre muajt e fundit nuk e kanë paguar, pronari i banesës u ka thënë se shumë shpejt duhet ta lëshojnë banesën nëse nuk do të paguajn borxhin. Shpresa e familjes mbetet tek personat human që ta ndihmojnë me ushqime dhe të kenë një shtëpi ku të jetojnë si gjithë të tjerët.

Nr. Bankës 300117025633158 – Komercijalna Banka

Emri: Florina Zeqiri

© ZHURNAL 16.12.2018, 13:15 | T.E. | 16,362 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."