Xhaferi dërgoi telegramë ngushëllimi për vdekjen e kryetarit të komunës së Ohrit

maqedonia

Shkup, 16 dhjetor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi dërgoi telegramë ngushëllimi deri te familja e kryetarit të ndjerë të komunës së Ohrit, Jovan Stojanovski.

“Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emrin e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella deri te Ju, familja më e afërt e tij, deri te miqtë, bashkëpunëtorët në komunën e Ohrit, kolegët dhe studentët nga Fakulteti i Turizmit dhe Hotelierisë, deri te bashkëpartiakët dhe qytetarët e Qytetit të Ohrit. Largimi nga kjo botë e njeriut me kapacitet të tillë intelektual, profesionist i lartë në çdo sferë, njeri në plotëkuptimin e fjalës, baba i përgjegjshëm dhe mbrojtës i qytetit, është humbje e madhe për qytetarët e Ohrit, për të gjithë që ndonjëherë kanë ndarë ndonjë çast  ose kanë ndarë tërë jetën me të. Kjo është humbje edhe për tërë shoqërinë tonë, pusho i qetë i respektuar!”, thotë Xhaferi në telegramën.

Me rastin e vdekjes së Stojanoskit, Këshilli i Komunës së Ohrit sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme, ndërsa për nesër janë caktuar seancë komemorative dhe varrimi.

© ZHURNAL 16.12.2018, 13:12 | T.E. | 3,100 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."